Arkiv-Lajme

Dokumentet e përfaqësimit të Dzanashvilit, PD-ja i kërkon një përgjigje Ajola Xoxes, jo PS-së

Postuar në 06 Qershor, 2015 06:20

Partia Demokratike ka rivënë në qarkullim sot dokumentin përmes të cilit biznesmeni Amiran Dzanashvili autorizon ndër të tjerë Ajola Xoxen, bashkëshorte e Erion Velisë, që të përfaqësojë atë dhe kompaninë e tij pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit. Deputeti Gerti Bogdani, ka kërkuar që Xoxe të japë përgjigje për këtë dokument: “Kjo marrëveshje ka shumë hije dyshimi, por dy pyetje janë thelbësore dhe detyrim publik për zonjën Xoxa, bashkëshortja e ministrit, sot kandidatit të Edi Ramës për kryeqytetin. Sa para ka marrë zonja në fjalë nga Dzanashvili për të drejtën e përfaqësimit?

Votat e PDIU-së në dorën e PS-PD-LSI. Idrizit i mbetet vetëm të “kërcënojë”: “Kush mendon se mund të luajë me votat e PDIU, do pësojë një zhgënjim shumë të madh”

Postuar në 06 Qershor, 2015 05:23

Vetëm pak javë pasi PDIU-ja me drejtuar nga Shpëtim Idrizi ndërroi koalicion, KQZ-ja i ofroi kësaj partie surprizën e parë. Dhe kjo është mospërfshirja e saj në të drejtën e zgjedhjes së numëruesve. Përjashtimi në këtë pikë e vendos këtë forcë politike përpara një realiteti që nxit mosbesim të madh: ajo nuk do të ketë të drejtë të shohë dhe të vlerësojë votat e qytetarëve. Ky është edhe momenti më kritik i zgjedhjeve, aty ku zhvillohet potencialisht ai që mund të quhet si manipulim i heshtur dhe i padukshëm.

Sqarohet objektivi i ISIS në Ballkan: “Janë disa vende që kanë përfituar toka nga Konferenca e Londrës”

Postuar në 06 Qershor, 2015 04:24

Pjesëtarë shqiptarë të Shtetit Islamik, i janë përgjigjur sot pyetjeve të bëra mbi shënjestrën e goditjeve që ata parashikojnë në Shqipëri. Ndonëse ka paqartësi, një gjë duket e sigurtë: militantët shqiptarë të ISIS apelojnë për kujdes nga politikanët, ushtria dhe policia. Për më tepër, një përfaqësues i tyre, Abu bakr Al-Albani flet edhe për çështje nacionale, si goditja me qëllim korrigjimin e Traktatit të Londrës. “Për momentin nuk janë në plan sulme ndaj shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë. Janë disa vende që kanë përfituar toka pas Traktatit të Londrës që janë në shënjestër.

Intervista e kryeministrit: Erdha, fola ça desha, ika. Pyetja e pazakontë: “Mund të jeni i frikësuar nga një fitore e thellë...”. Përgjigja: “Fitoren e vendosin njerëzit”. Investimet? “Jemi në rrugën e duhur”

Postuar në 05 Qershor, 2015 16:36

Edi Rama, që është kryeministër në këtë vend, ka dhënë sot një intervistë për emisionin “Top-Show”, ku ka folur vetëm për çështje të axhendës së tij dhe të shumicës që përfaqëson, por jo për ato tema që janë debat i ditës në Shqipëri. Edhe brenda këtij kuadri, bien në sy dy pyetje, që e nxjerrin intervistën gati në kufijtë e artificiales: Pyetja e parë: “Në prag të këtyre zgjedhjeve mund të jeni i frikësuar për dy gjëra. Pika e parë, që fitorja do të jetë aq e thellë sa do të keni një barrë të madhe për të qeverisur më pas...”

Sondazhi II Piepoli: Veliaj, fitues në Tiranë. Kosova në rënie, Bojaxhi në rritje

Postuar në 05 Qershor, 2015 15:32

Pas sondazhit të publikuar dy ditë më parë nga IPR Marketing, një tjetër sondazh, kësaj here i Institutit Piepoli konfirmon fitoren e Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës.

Ky sondazh është ndalur specifikisht në kryeqytet ku janë pyetur 500 qytetarë.

Ai nxjerr fitues kandidatin e majtë, Veliaj, me 53.5%  të votave, 1.5% më tepër nga rezultati i sondazhit të kaluar.

Lu: “Refuzim i vizave për zyrtarët, gjykatësit, prokurorët dhe deputetët e korruptuar”. Politikanët kriminelë? “OJQ-të dhe gazetarët ndihmojnë votuesit të marrin vendime më të informuara mbi kandidatët”

Postuar në 05 Qershor, 2015 13:38

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka deklaruar në një intervistë për “Zërin e Amerikës” se ndaj zyrtarëve, deputetëve dhe gjykatësve shqiptarë do të aplikohet refuzimi i vizave, nëse ata do të vlerësohen se janë të korruptuar. “Shpallja Presidenciale Nr. 7750, i jep Sekretarit të Shtetit autoritetin të ndalojë lëshimin e vizave amerikane zyrtarëve, gjykatësve, prokurorëve dhe deputetëve të huaj të korruptuar. Ne e përdorim këtë kompetencë anembanë botës për të promovuar luftën kundër korrupsionit.

Dzanashvili: “Berishën e kam takuar si kryeministër. Ramën, edhe para se të bëhej kryeministër...Jam i lumtur që po më hetojnë”

Postuar në 05 Qershor, 2015 13:17

Pas deklaratës së parë, biznesmeni izraelit, Amiran Dzanashvilli ka dhënë një intervistë për “Top-Channel” nga Londra, siç deklaron ai. Dzanashvili, sqaron se ka njohje me shumë politikanë të vendeve të Ballkanit, ndaj edhe me këtë shpjegohet njohja me Edi Ramën, Sali Berishën, por edhe me djalin e këtij të fundit, Shkëlzen Berishën, të cilin e ka takuar si jurist, “por pa asnjë konseguencë”. Më poshtë intervista:

Top Channel: Zoti Dzanashvili, nga cili vend jeni duke e dhënë këtë intervistë për Top Channel?

Cërrik, edhe kandidati i mazhorancës premton përjashtime nga taksat e tatimet. A i ka ai në dorë apo pushteti qendror?

Postuar në 05 Qershor, 2015 11:24

Altin Toska, kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Europiane” për Bashkinë e Cërrikut, bëri disa premtime interesante në një takim me banorë të lagjes Nr. 3 në Fermë. Përveç përmirësimeve në infrastrukturë, apo ndihmës për menaxhimin dhe orientimin e produkteve bujqësore për fermerët, Toska premtoi se të gjithë ato biznese private të cilat do të hapin pesë vende të reja pune do të përjashtohen nga taksat e tatimet.

Arrestohet gjyqtari Rasim Doda i Gjykatës së Sarandës

Postuar në 05 Qershor, 2015 10:19

Sikurse ishte paralajmëruar, është bërë sot arrestimi i gjyqtarit të Gjykatës së Sarandës, Rasim Doda. Autorizimin për arrestimin e Dodës, që ka patur më parë edhe detyrën e kryetarit të Gjykatës në Sarandë, e ka dhënë Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe ai është ekzekutuar nga Policia me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. “Rasim Doda ishte nën hetim që nga data 21 prill i këtij viti. Ai dyshohej se ne një çështje civile të gjykuar prej tij, ka kontaktuar me njerën prej palëve, një ditë para dhënies së vendimit.

A është Konferenca e Pezës simbol i bashkimit të shqiptarëve?

Postuar në 05 Qershor, 2015 08:30

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, ka shfrytëzuar sot 75-vjetorin e krijimit të çetës së Pezës, për të bërë një vizitë në këtë fshat të Tiranës, e për të përsëitur edhe njëherë propagandën e patriotizmës. Nëse çdo subjekt dhe individ ka të drejtën e identifikimit me simbolet, ngjarjet dhe festat që përzgjedh apo beson, këmbëngulja e politikës për të folur në emër të të gjithëve, pavarësisht kompleksitetit historik, është thjesht dhe vetëm abuzim i pastër.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme