Votat e PDIU-së në dorën e PS-PD-LSI. Idrizit i mbetet vetëm të “kërcënojë”: “Kush mendon se mund të luajë me votat e PDIU, do pësojë një zhgënjim shumë të madh”

Postuar në 06 Qershor, 2015 05:23

Vetëm pak javë pasi PDIU-ja me drejtuar nga Shpëtim Idrizi ndërroi koalicion, KQZ-ja i ofroi kësaj partie surprizën e parë. Dhe kjo është mospërfshirja e saj në të drejtën e zgjedhjes së numëruesve. Përjashtimi në këtë pikë e vendos këtë forcë politike përpara një realiteti që nxit mosbesim të madh: ajo nuk do të ketë të drejtë të shohë dhe të vlerësojë votat e qytetarëve. Ky është edhe momenti më kritik i zgjedhjeve, aty ku zhvillohet potencialisht ai që mund të quhet si manipulim i heshtur dhe i padukshëm. Me këtë rast, Shpëtim Idrizit, që nuk u gëzua dot koalicionit, nuk i ka mbetur veccse të “kërcënojë”: “Unë sigurisht do vazhdoj ta denoncoj dhe po garantoj atë dhe anëtarët e tjerë të KQZ-së dhe çdo kënd që mendon se mund të luajë me votat e PDIU, do pësojë një zhgënjim shumë të madh. Ne dimë të jemi luajal në koalicione, por ne i ofrojmë ndihmën tonë, përkrahjen tonë atij që na respekton dhe që në mënyrë reciproke jep mbështetje për Partinë Drejtësi Integrim dhe Unitet”, deklaroi Idrizi. E megjithatë, e vërteta është se votat mbeten në administrimin e PS-LSI-PD?
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.