Sondazhi II Piepoli: Veliaj, fitues në Tiranë. Kosova në rënie, Bojaxhi në rritje

Pas sondazhit të publikuar dy ditë më parë nga IPR Marketing, një tjetër sondazh, kësaj here i Institutit Piepoli konfirmon fitoren e Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës.
Ky sondazh është ndalur specifikisht në kryeqytet ku janë pyetur 500 qytetarë.
Ai nxjerr fitues kandidatin e majtë, Veliaj, me 53.5% të votave, 1.5% më tepër nga rezultati i sondazhit të kaluar.
Kosova renditet sërish i dyti nga kandidatët. Ai njeh rënie me 2% duke rënë nga 36% të votave në 34%. Të njëjtin trend për Kosovën kishte edhe sondazhi i IPR Marketing, i cili parashikoi rënie të rezultatit për të me 1.5%.
Rritje nga sondazhi i parë, sipas Piepolit njeh edhe kandidati i pavarur për Tiranën, Gjergj Bojaxhi.
Comments
nga 500 qytetare dalin ne
<p>nga 500 qytetare dalin ne konkluzion nga te Hotel Dajtit</p>
Add new comment