Cërrik, edhe kandidati i mazhorancës premton përjashtime nga taksat e tatimet. A i ka ai në dorë apo pushteti qendror?

Postuar në 05 Qershor, 2015 11:24

Altin Toska, kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Europiane” për Bashkinë e Cërrikut, bëri disa premtime interesante në një takim me banorë të lagjes Nr. 3 në Fermë. Përveç përmirësimeve në infrastrukturë, apo ndihmës për menaxhimin dhe orientimin e produkteve bujqësore për fermerët, Toska premtoi se të gjithë ato biznese private të cilat do të hapin pesë vende të reja pune do të përjashtohen nga taksat e tatimet.

Premtime të kësaj natyre, kandidatët e opozitës dhe vetë kreu i PD-së Basha po bëjnë prej shumë ditësh, por mazhoranca thotë se janë llafe në erë, pasi pushteti lokal nuk ka në dorë të ulë apo të ngrejë taksa e tatime. Po kur këto premtime i bën një kandidat lokal i shumicës, a ka gjë në dorë? Apo e kishte fjalën për ato taksa që varen nga pushteti vendor? Mos edhe kandidatët e tjerë, ata të opozitës, e kishin fjalën për taksa që varen nga pushteti lokal? A do ta sqarojë kryeministri kandidatin e vet se taksat nuk varen nga ai por nga qendra?  

Një gjë është e qartë, kjo fushatë elektorale po zhvillohet e qetë dhe e qytetëruar, mesa duket pikërisht për këtë arsye: Të gjithë flasin qesim.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.