Arrestohet gjyqtari Rasim Doda i Gjykatës së Sarandës

Sikurse ishte paralajmëruar, është bërë sot arrestimi i gjyqtarit të Gjykatës së Sarandës, Rasim Doda. Autorizimin për arrestimin e Dodës, që ka patur më parë edhe detyrën e kryetarit të Gjykatës në Sarandë, e ka dhënë Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe ai është ekzekutuar nga Policia me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. “Rasim Doda ishte nën hetim që nga data 21 prill i këtij viti. Ai dyshohej se ne një çështje civile të gjykuar prej tij, ka kontaktuar me njerën prej palëve, një ditë para dhënies së vendimit. Ai ka kërkuar një sasi lekësh në këmbim të vendimit pro kësaj pale, por kjo është refuzuar. Ndërkohë, të nesërmen, gjyqtari i ka dhënë të drejtë palës tjetër. Prokuroria ka bërë ekspertimin e kompjuterit të gjyqtarit, duke rikuperuar dispozitivin e vendimit që ishte fshirë nga Rasim Doda, e që ishte bërë gati të shpallej, nëse ai do të përfitonte shumën e parave që kishte kërkuar”, raporton “Vizion Plus”.
s.z .
Add new comment