Arkiv-Lajme
Halim Kosova, zgjedhje e të dyja palëve. Në vitin 2007 Edi Rama e propozoi për President. Berisha refuzoi. Sot PD-ja e ka kandidat për Tiranën
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, njëherazi kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka dalë sot në një konferencë për shtyp, ku ka folur për fushatën zgjedhore dhe mbarëvajtjen e saj. Meta ka shpallur edhe qëllimin e LSI-së për këto zgjedhje që është “Arritja e standardeve”. Ai ka prezantuar edhe një spot të partisë së tij që flet kundër manipulimit të votës, dukuri kjo për të cilën LSI-ja është akuzuar shumë në të shkuarën. Por nuk ka munguar edhe diversioni “i detyrar” i Metës.
Grabitja me rimbursimin e barnave dyshohet të jetë shumë më e madhe. Verifikime për rreth 200 farmaci në Tiranë dhe në rrethe
Skandali i rimbursimit fiktiv të barnave, ku gjithçka ishte false me përjashtim të parave që vidheshin, duket se nuk do mbetet tek disa farmaci të verifikuara deri tani dhe tek shumë 560 milionë lekë të vjetra. Gazeta Shqip thotë se hetimet do të shtrihen edhe ndaj dhjetëra farmacive të tjera. Njësia Antikorrupsion në qeveri ka gati një tjetër material voluminoz për organin e akuzës, ku janë verifikuar rreth 200 farmaci të tjera, për të cilat ka dyshime se përdornin të njëjtën skemë, kryesisht në Tiranë, por edhe disa në rrethe.
Klandestinë nga Lindja e Mesme po mbahen peng nga një bandë në Maqedoni, pranë Kumanovës?
Kalojnë tranzit nga Maqedonia për të shkuar në BE, por merren peng në këmbim të shpërblimeve.
Falimenti i ndërtimit, fabrika e tullave Lushnje shitet në proces ankandi për 6 milionë euro. Ishte më e madhja në vend
Kriza shumëvjeçare në ndërtim nuk mund të lërë jashtë kompanitë që operojnë pikërisht me lëndën e parë, si tullat. Sipas revistës ekonomike Monitor, fabrika e prodhimit të tullave Volalba e cila ka shpallur falimentin që prej dy vitesh, ka dalë në procedurë tenderi me një vlerë mbi 6 milionë euro. Hapja e ofertave do të realizohet në 15 qershor në ambientet e Gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë. Njoftimin e ka bërë Agjencia e Mbikëqyrjes së Falimentit.
Studimi i vitit 2015 për indeksin e kapitalit njerëzor, Shqipëria e fundit në Ballkan, e 66-ta në botë
“World Economic Forum” e rendit Shqipërinë në vendin e fundit në Ballkan për treguesin e kapitalit njerëzor. “Monitor” bën të ditur se Shqipëria zë vendin e 66-të ndërmjet 124 shteteve në indeksin e publikuar, por ka një rritje me 10 vende krahasuar me një vit më parë, për të njëjtin studim. Indeksi i kapitalit njerëzor mat aftësinë e vendeve për të maksimizuar dhe përzier kapitalin e tyre njerëzor. Indeksi i vlerëson rezultatet e mësimit dhe të punësimit në të 5 grupmoshat e ndryshme, në një shkallë nga 0 (më e keqja) për 100 (më të mirë) dhe në këtë mënyrë vlerëson 124 ekonomitë.
Mustafaraj flet për dosjet: "Të hapen, por kujdes me ato që trajtojnë çështje të sigurisë kombëtare dhe të ruhen emrat e ish-agjentëve"
Duket qartë që hapja e dosjeve do të sjeli shumë andralla në jëtën publike ndal dhe çështja e hapjes dhe bërjes publike të tyre vazhdimisht pengohet. “Dosjet të hapen, kujdes duhet të bëhet me ato që trajtojnë çështje të sigurisë kombëtare”. Kështu shprehet në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, zëvendësministri i Brendshëm, Ilir Mustafaraj, teksa përgjigjet edhe për kategoritë e dosjeve të cilat jo vetëm që duhet të hapen, por pasi të deklasifikohen, duhet edhe të bëhen publike.
Korrupsioni në Drejtësi, gjyqtarët për t’u transferuar në qytete të rëndësishme paguajnë ryshfet nga 100 mijë deri në 300 mijë euro
Sistemi i drejtësisë në shqipëri është tërrësisht i korruptuar. Grupi i ekspertëve të nivelit të lartë, që po hartojnë reformën në Drejtësi, ka publikuar dje raportin “Analiza e sistemit të Drejtësisë në Shqipëri”, sipas të cilit thuhet se prokurorët dhe gjyqtarët për t’u transferuar apo emëruar në qytete të rëndësishme, paguajnë ryshfet nga 100 mijë deri në 300 mijë euro.
Reagon Beccheti përmes “Agon Channel”: Sulm shtetëror. Avokati i E. Troplinit, Theodhori Sollaku: Prokuroria nuk ka faktuar që paratë e investuara në Shqipëri, kanë burime kriminale
“Agon Channel” ka reaguar dje rreth veprimeve të prokurorisë, e cila vendosi sekuestro për një masë të aseteve të kompanive të Francesco Becchetit, por edhe lëshoi urdhër arresti për të. Reagimi është përcjellë në emisionin e drejtuar nga gazetarja Sonila Meço, prej nga ku veprimet e kryera janë konsideruar si sulm shtetëror.
Kryeministri Rama gjen mënyrën për të thithur investime të huaja: Batuta dhe romuze që shkaktojnë alegri mes investitorëve...
Kryeministri Rama duket se e ka gjetur mënyrën sesi të thithë investimet e huaja në vend. Sidomos në raport me Italinë, ai ka llogaritur të bëjë sa më shumë batuta dhe t’ua paraqesë Shqipërinë investitorëve potencialë, si një vend ku sipërmarrësi mund të bëjë ç’i ka ënda. Nëse më herët Rama ka propaganduar fort një Shqipëri ku mungojnë sindikatat e punonjësve, ndaj pronarët nuk do kenë asnjë pengesë nga punonjësit që kërkojnë kushte e paga më të mira, dje Rama ka qenë në Itali ku ka dhënë edhe një intervistë për gazetarin Enrico Mentana, përpara investitorëve italianë.
Kolegji Zgjedhor lë në fuqi vendimin e KQZ-së: PDIU nuk do të ketë numërues në zgjedhjet e 21 qershorit
PDIU-ja mbetet pa numërues në këto zgjedhje. Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e kësaj partie për të patur të drejtën e përfaqësimit në Grupet e Numërimit, por kjo nuk është pranuar nga Kolegji që ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Norma e Kodit Zgjedhor sanksionon se partia e dytë e çdo koalicioni(pozitë-opozitë) duhet të përfaqësohet në GN dhe PDIU e kërkonte këtë të drejtë meqenëse në zgjedhjet e vitit 2013 ishte në koalicion me PD-në, pra sot në opozitë.