Falimenti i ndërtimit, fabrika e tullave Lushnje shitet në proces ankandi për 6 milionë euro. Ishte më e madhja në vend

Postuar në 09 Qershor, 2015 03:09

Kriza shumëvjeçare në ndërtim nuk mund të lërë jashtë kompanitë që operojnë pikërisht me lëndën e parë, si tullat. Sipas revistës ekonomike Monitor, fabrika e prodhimit të tullave Volalba e cila ka shpallur falimentin që prej dy vitesh, ka dalë në procedurë tenderi me një vlerë mbi 6 milionë euro. Hapja e ofertave do të realizohet në 15 qershor në ambientet e Gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë. Njoftimin e ka bërë Agjencia e Mbikëqyrjes së Falimentit. Kompania me kapital italian “Volalba” ka shpallur falimentin që në fillim të vitit 2013, dhe ishte aktori më i madh në vend i prodhimit të tullave, i cili nisi aktivitetin rreth 15 vite më parë në ish-fabrikën shtetërore të tullave, në Lushnjë.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.