Mustafaraj flet për dosjet: "Të hapen, por kujdes me ato që trajtojnë çështje të sigurisë kombëtare dhe të ruhen emrat e ish-­agjentëve"

Postuar në 09 Qershor, 2015 01:37

Duket qartë që hapja e dosjeve do të sjeli shumë andralla në jëtën publike ndal dhe çështja e hapjes dhe bërjes publike të tyre vazhdimisht pengohet. “Dosjet të hapen, kujdes duhet të bëhet me ato që trajtojnë çështje të sigurisë kombëtare”. Kështu shprehet në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, zëvendësministri i Brendshëm, Ilir Mustafaraj, teksa përgjigjet edhe për kategoritë e dosjeve të cilat jo vetëm që duhet të hapen, por pasi të deklasifikohen, duhet edhe të bëhen publike. Mustafaraj shprehet se për dosjet në të cilat janë përmendur emrat e agjentëve të sistemit, të cilët ndiqen edhe sot, duhet të bëhet kujdes me publikimin e emrave. Gjatë intervistës, zëvendësministri i Brendshëm përgjigjet edhe për procedurat që duhet të ndjekin refugjatët në vendin tonë për të marrë azil, cilat janë kriteret që duhet të ndiqen, çfarë po ndodh me listën e zgjedhësve në vendin tonë, a ka apo jo dublime në listën e votuesve dhe si paraqitet situata e rendit në Shqipëri.

 

l.v

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.