Kolegji Zgjedhor lë në fuqi vendimin e KQZ-së: PDIU nuk do të ketë numërues në zgjedhjet e 21 qershorit

PDIU-ja mbetet pa numërues në këto zgjedhje. Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e kësaj partie për të patur të drejtën e përfaqësimit në Grupet e Numërimit, por kjo nuk është pranuar nga Kolegji që ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Norma e Kodit Zgjedhor sanksionon se partia e dytë e çdo koalicioni(pozitë-opozitë) duhet të përfaqësohet në GN dhe PDIU e kërkonte këtë të drejtë meqenëse në zgjedhjet e vitit 2013 ishte në koalicion me PD-në, pra sot në opozitë. Mirëpo PDIU ndryshoi kah së fundmi, duke u rreshtuar me koalicionin e mazhorancës, akt ky që ka çuar KQZ-në dhe Kolegjin në vendimin në fjalë.
s.z
Add new comment