Studimi i vitit 2015 për indeksin e kapitalit njerëzor, Shqipëria e fundit në Ballkan, e 66-ta në botë

Postuar në 09 Qershor, 2015 02:04

“World Economic Forum” e rendit Shqipërinë në vendin e fundit në Ballkan për treguesin e kapitalit njerëzor. “Monitor” bën të ditur se Shqipëria zë vendin e 66-të ndërmjet 124 shteteve në indeksin e publikuar, por ka një rritje me 10 vende krahasuar me një vit më parë, për të njëjtin studim. Indeksi i kapitalit njerëzor mat aftësinë e vendeve për të maksimizuar dhe përzier kapitalin e tyre njerëzor. Indeksi i vlerëson rezultatet e mësimit dhe të punësimit në të 5 grupmoshat e ndryshme, në një shkallë nga 0 (më e keqja) për 100 (më të mirë) dhe në këtë mënyrë vlerëson 124 ekonomitë. Megjithatë, pavarësisht kësaj rritjeje, duke u bazuar në këtë studim, pikët në rang botëror të vendit tonë janë 67.2 pikë, e fundit në rajon ku kryeson Kroacia me 75.37 pikë, Serbia me 70.97 pikë dhe Maqedonia me 69.31 pikë. Si pozicione rankimi, Kroacia është e 36 në botë, Serbia e 50, Maqedonia e 55-a, e vendi ynë i 66. Ka surprizuar Greqia e cila renditet e 40 në mesin e 124 ekonomive botërore. Lista kryesohet nga Finlanda, ndjekur nga Norvegjia, Zvicra, Kanadaja dhe e 5-sta Japonia. Të fundit në listë janë shtetet Mauritania, Çadi dhe Jemeni.

 

l.v

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.