Grabitja me rimbursimin e barnave dyshohet të jetë shumë më e madhe. Verifikime për rreth 200 farmaci në Tiranë dhe në rrethe

Postuar në 09 Qershor, 2015 07:09

Skandali i rimbursimit fiktiv të barnave, ku gjithçka ishte false me përjashtim të parave që vidheshin, duket se nuk do mbetet tek disa farmaci të verifikuara deri tani dhe tek shumë 560 milionë lekë të vjetra. Gazeta Shqip thotë se hetimet do të shtrihen edhe ndaj dhjetëra farmacive të tjera. Njësia Antikorrupsion në qeveri ka gati një tjetër material voluminoz për organin e akuzës, ku janë verifikuar rreth 200 farmaci të tjera, për të cilat ka dyshime se përdornin të njëjtën skemë, kryesisht në Tiranë, por edhe disa në rrethe. Shuma në lojë dyshohet të jetë disafish më e madhe se ajo e konstatuar deri tani.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.