Hipokrizia me tezën e "kryeshërbëtorëve" të emëruar nga kryeministri, që ndryshe njihen si “pronarë vilajetesh”

Postuar në 08 Qershor, 2015 08:42

Dje dëgjuam kryeministrin në Mat që i cilësonte kryebashkiakët e mazhorancës, pra kandidatët, si kryeshërbëtorë të komuniteteve ku garojnë. Një hipokrizi që i jep fushatës devizën e vërtetë: Ne themi çfarë të duam, Ju votoni kë të doni, Ne do fitojmë. Pyetja që i duhet shtruar këtij kryeministri që nuk ka ditë që nuk fyen njerëzit, është nëse Vangjush Dako, Qazim Sejdini, Viktor Tushe, apo Erion Veliaj janë shërbëtorë të komuniteteve, apo kalërues të denjë të buxheteve dhe koniunkturave partiake që ia ka vendosur aty? Absurdi shkon edhe më tej, kur edhe në zona ku PS-ja ka qeverisur deri më tani, por kandidon emra të tjera nga kryebashkiakët aktualë, si në Sarandë, Vlorë, Fier, apo edhe Gjirokastër, flitet për Rilindje, drejtim të duhur etj.. Çfarë e bën më të mirë ta zëmë Vangjush Dakon apo Qazim Sejdinin nga Shpëtim Gjika? Asgjë e perceptueshme. Ka edhe një problem të natyrës juridike që sillet sërish në vëmendje nga Iir Yzeiri në një opinion të tijin në gazetën “Shqip”. Yzeiri shtron çështjen e ligjit për të zgjedhurit vendorë që nuk i është përshtatur ligjit të ri për ndarjen territoriale. “Ligji i ri i administrimit vendor pritet që të jetë një sfidë e vërtetë për të zgjedhurit e rinj, por deri tani ne ende nuk e dimë se çfarë fuqie do të kenë këta pronarë vilajetesh siç quhen tani me ironi disa bashkiakë të njësive vendore të mëdha. Po sjell ndonjë shembull. Prej shumë vjetësh, Elbasani po vuan nga mungesa e një landfilli për grumbullimin dhe përpunimin e mbetjeve urbane, ashtu siç vuan po të njëjtën ndotje nga Metalurgjiku për shkak të mosrespektimit të protokolleve të vënies në punë të filtrave të thithjes së tymrave. Këto dy probleme madhore të pazgjidhura e zhvlerësojnë çdo performancë të asaj bashkie. Edhe investimet e fundit u bënë me dashjen e qeverisë. Realisht lind pyetja, po qeverisja vendore çfarë roli ka dhe çfarë pune mund të bëjë? Kjo varësi e ngushtë e qeverisjes vendore me qeverisjen qendrore i ka bërë bashkiakët jo autoritete të pushtetit vendor, por zgjatime të qeverisë qendrore dhe performanca e tyre nuk ka rast të shfaqet ashtu siç duhet. Ndaj edhe kandidimi i tyre për herë të tretë apo të katërt e ka bërë të lodhshme këtë fushatë”, shkruan Yzeiri. Shembulli vlen ta zëmë edhe për Vlorën; mbajmë mend që në vitin 2005 Sazan Guri e ndonjë tjetër nuk përmbaheshin në protestat kundër TEC-it, me idenë e ndotjes. Vitet ikën, TEC mbeti aty, Shpëtim Gjika fitonte rregullisht. Më keq; sot flitet për ndërtimin e një kantieri ku do të copëtohen anije që do të vijnë nga jashtë dhe askush nuk bën zë. Arsyeja? Edhe mjedisi shihet me syzet e teserës partiake. Mirëpo këto të dyja janë probleme të komunitetit, që ndihet ose nuk ndihet sipas variablave që vë në punë partia. Çfarë kërkohet pra, në kushte të këtilla, dhe kur ne e dimë që këta gënjejnë, por edhe këta e dinë që ne e dimë që ata gënjejnë, është një komunikim më i drejtpërdrejtë, një natyralizim i termave në fushatë: Votoni për atë që e keni bërë zakon të votoni! Është të paktën më e ndershme.

s.z

Comments

Submitted by marta-nesh (not verified) on

pas ketij komenti ndricues duhet votuar vetem Xhelal Mziu , me daulle ne brez e 5000 ne balle !!

Submitted by Hason Mziu (not verified) on

Se mos kaloi Xhela me Ju te ps njesoj si hasani i kuksit, pa e votonit me vrap qe cke me te. vete rama me meten do ti blinin nje daulle te re, per socialistet.

Submitted by marta-nesh (not verified) on

po mor Hasono po, si puna juaj me Kaçin e zi,Kadelat, etj. Kesaj i thone -dhi e zgjebosur e bishtin perpjete !

Submitted by Gjon- (not verified) on

marta-jush

Po ku ndryshojne keta te siperpermendurit nga Xhelal Mziu? Si mund te besh propagande te besueshme rilindese me personazhe te super korruptuar!

Nese te pelqen ta hedhesh ne goliardi po te kujtoj historine e jastekut te Griseldes se Elvis Roshit dhe deshtimin e denoncuesit Erion Veliaj qe kujtoi se gjeti kauzen ku te kapej per te fituar pike.

Artikulli pershkruan me se miri realitetin e trishtueshem te nje hipokrizie qe po arrin kulmin.

Submitted by marta-nesh (not verified) on

ke te drejte Gjon , se Zhelol M'ziu ka doktorature , osht 'shkencar"... Plus qe nje kembe e ka ne zgjedhje , tjetren ne burg.

Ku ka si Zheloli mer, eshte Number One, perfaqsuesi me i denje qe keni, ta gezoni.

Submitted by Gjon- (not verified) on

marta-jush

Lexo ketu se paska qelluar kinse per ty:

"Skandali që po publikojmë sot, ka lidhje me titullin “Doktor i Shkencave në Ekonomi dhe Agro-Biznes, Dega Financë-Kontabilitet”, të kreut të bashkisë Kamzë Xhelal Mziu, titull të cilin ministrja Nikolla ia ka rikthyer përsëri, duke e lënë në fuqi të plotë, ndërkohë që vetë ish-ministri i PD, doktor Myqerem Tafaj ia hoqi, pas publikimit të faktit, që Xhelal Mziu e kishte vjedhur prej një profesori italian, punimin shkencor të doktoraturës dhe e kishte paraqitur si punim të vetin. Këtë titull, kryebashkiaku “Doktor shkencash”, vazhdon ta mbajë zyrtarisht, ministrja Nikolla ka zhdukur vendimin e ish-ministrit Tafaj, që ia ka hequr Mziut këtë titull. Deri në gusht të vitit 2014, kryebashkiaku Xhelala Mziu, ka qenë me titull të hequr, ndërsa pas kësaj date e deri sot, ai e ka titullin “Doktor Shkencash”, mbasi ministrja Nikolla ka anuluar vendimin e ish-ministrit Tafaj. Krybashkiaku i Kamzës Mziu, me letrat që gjenden në Këshillin e verfikimit dhe Vlerësimit të titujve shekncor të Ministrisë së Arsimit, rezulton në listën e “doktorëve të shkencave”” dhe të profesorëve të Arsimit të Lartë.

marre nga ky link: http://telegraf.al/politike/ministrja-nikolla-rikthen-xhelalin-ne-univer...

Submitted by Gjon- (not verified) on

marta-jush

Ti mendoke  partizance  me "ju" dhe "ne" prandaj qenka kot te arsyetosh . Mziu eshte simbol i figurave politike qe ka prodhuar si e majta shtu edhe e djathta po ty nuk te punon mire syri i majte per te pare me qarte. Me kete drejtesi qe ka Shqiperia nuk do te isha kaq i sigurte mbi rezultatin e gjyqit te Mziut.

Submitted by marta-nesh (not verified) on

..kurse ty te eshte thyer fare xhami i syrit te djathte.

Ky marifeti i barazitizmit , si perpjekje per t'i hequr llumin sojit te Mzinjve, eshte boll i vjeter, nuk funksionon me.

Ke mbetur prapa ne kohe me gjithe kete perpjekje titanike per te bere moralizim akohor.

Dhe te kujtoj se te arsyetosh nuk do te thote te besh sofizma. Jane larg, hane shan, hane Bagdad. Por mbase ti i ngaterron edhe pa dashje ne ndryshim nga artikullshkruesi.

Submitted by Gjon- (not verified) on

marta-jush

Verej se, si shume militante ekstremiste, ti nuk lexon ate qe shkruhet por bazohesh tek paragjykimet brenda teje per te hedhur ca mendime te hallakatura qe nuk kane asnje lidhje me komentin tim.  Askush nuk po barazon asgje por duke hedhur llum mbi te djathten nuk eshte se pastron llumin e se majtes. Mos u ngaterro kot me koncepte si logjika, arsyetimi, sofizmat sepse duhet t'i njohesh e t'i kuptosh me thelle ato qe te mos i perdoresh vend e pa vend per tu dukur "i ditur".

Baza e nje sistem demokratik eshte fuqia e zerit kritik ndaj pushtetit per te gjitha gjerat qe nuk shkojne. Kjo nuk ka te beje as me berishiste e as me ramiste por me kulturen demokratike qe fatkeqesisht ne Shqiperi ka akoma rruge per te bere duke filluar nga vete Kryeministri Rama.

Submitted by Velja prej Prem... (not verified) on

Eshte fat i madh i se Djathtes,

qe PS do fitoj Tiranen e ketij viti.

Pavarsisht ndeshkimit qe ajo mori ne qershor 2013,

PD do te dale me Fat, qe Veliaj i tere ketyre premtimeve, do jete kryebashkiak i TiRames...

Ngul kembe: duke qene mashtrues i pacipe, jargavites ne genjeshtrat e tij, i paperfytyrueshem ne pasoja politike,

PS do rrezohet prej peshes se mashtrimeve te veliajt, qe u shtohen atyre te 2013-es.

Submitted by Licovuni (not verified) on

SZ-ja me kete koment tregon se nuk e ka fare haberin e rolit te pushtetit vendor dhe atij qedror. Sipas tin Shqiperia duhet te ndahet ne 61 republika te pavarura.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.