“Lufta e trageteve”, vdes marinari i linjës Brindizi-Vlorë në Mal të Zi, mjeti çoi pasagjerët në Shëngjin “për një inaugurim”

Një “betejë tragetesh” e shoqëruar nga papërgjegjshmëri të theksuar. Kështu mund të përkufizohet historia e ditëve të fundit me tragetin “Horizon” të kompanisë European Seaways, i cili kryen itinerarin Brindizi-Vlorë. Ky traget kishte një tjetër devijim pak ditë më parë, kur nuk ankoroi në Vlorë për ku kishte pasagjerët, por në Shëngjin për të “inauguruar” linjën e re Brindizi-Shëngjin në prani të zyrtarëve të lartë shqiptarë, njofton lapsi.al. I njëjti traget u bë skenë e një incidenti tragjik të premten e kaluar, ku një marinar humbi jetën dhe tre kolegët e tjerë u helmuan në rrethana të paqarta, në ujrat e Malit të Zi. Në vendin fqinj mjeti shkoi pas përfundimit të eventit në Shëngjin, përsëri pa njoftuar pasagjerët, për arsye se kishte nevojë për disa riparime. Aksidenti ndodhi mesa duket për shkak të gazraave të çliruara gjatë pastrimit të një serbatori, një procedurë kjo e ndaluar në det të hapur. Kjo linjë tragetesh që siç është njoftuar në media, gëzon përkrahjen e drejtorit të portit të Vlorës, ka patur përplasje me një tjetër kompani që kërkon të kryejë të njëjtin itinerar me Vlorën. Ata që e pësojnë, si gjithmonë janë pasagjerët, që nisen për në Vlorë dhe përfundojnë në Mal të Zi.
a.l
Add new comment