Tri arsyet e Shkëlzen Berishës që e përkthejnë në lajm të mirë dënimin për shpifje të Taulant Ballës

Postuar në 09 Qershor, 2015 10:37

Shkëlzen Berisha ka reaguar pas vendimit të Gjykatës për të dënuar me gjobë deputetin e Librazhdit Taulant Balla. Sipas tij, opinioni publik mësoi nga një palë e tretë se akuzat e bëra ndaj tij për lidhje me Austria Lottery, janë shpifje dhe asgjë tjetër. Djali i ish-kryeministrit e quan Taulant Ballën nje shpifës profesionist i cili , për shkak të aftësisë së tij të spikatur profesionale në fushën e shpifjes, është zgjedhur si sekretar i grupit parlamentar te Partisë Socialiste

“Kjo lojë e ulët që e ka bërë shpesh politikën një neveri të vërtetë dhe i ka kthyer rëndom politikanët në lolo në syte e qytetarëve, nga sot nuk është më e pandëshkueshme. Kush shpif si i denuari i sotëm, duhet të llogarisë mirë përballjen me ligjin”-shkruan Shkëlzen Berisha. Dali I ish-kryeministrit thotë se  dënimi i Taulant Ballës është një lajm i mirë sepse nxjerr edhe më qartë në pah nevojën për kriminalizimin e shpifjes si mjet lufte politike.

“Kjo nuk është nje betejë ligjore me nje shkretan që jeton me përsheshin e politikës së llojit më të ulët, por është një betejë kulturore kundër vetë politikës së këtij lloji! E cila ka ndotur si mos më keq çdo rrugë të komunikimit publik e qytetar në Shqipëri për 25 vjet rresht dhe është bërë shembulli më i turpshëm i komunikimit për rininë e këtij vendi”-shprehet në reagimin e tij Shkëlzen Berisha.

l.m

 

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Epo bukuri e hengri nje gjobe edhe ky llapaqeni Taullah Palla.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.