Papa Françesku: Kisha Katolike është gati të caktojë një datë të përbashkët me Kishën Ortodokse për festimin e Pashkëve

Papa Françesk ka deklaruar sot gadishmërinë e Vatikanit për të vendosur një datë të përbashkët me Kishën Ortodokse për festimin e ditës së Pashkëve dhe ringjalljen e Krishtit, në mënyrë që të festohet njëherësh nga të gjithë të krishterët, qofshin katolike, protestantë apo ortodoksë, njofton La Repubblica. Papa e bëri këtë deklaratë me rastin e mbledhjen botërore të priftërinjve katioikë në katedralen e Romës, bazilika e Shën Gjonit në Laterano. Ai e përkufizoi si “shumë të mirë raportin me patriarkun Bartolemeu të Konstandinopojës, të cilin e siç zbuloi personalisht, e ka ftuar në Rom ëpër të prezantuar enciklikën e tij ekologjike javën e ardhshme. “Për Pashkët”, tha Papa, “duhet të biem dakord dhe Kisha Katolike është gati që nga koha e Papës Pali VI, për fiksimin e një date të përbashkët”.
a.k
Comments
Nje bashkim i shpejte eshte i
Nje bashkim i shpejte eshte i nevojshem per te perballur kercenimin islamik.
Add new comment