Blushi shkruan urimin e tij në 24-vjetorin e PS-së: “Është apo jo Partia Socialiste një parti? Unë them se Partia Socialiste ka qenë, por nuk është më një parti”

Postuar në 13 Qershor, 2015 01:50

Ben Blushi, deputeti socialist, ka bërë një “urim” në rastin e 24-vjetorit të krijimit të PS-së. Ai e nis shkrimin e botuar në “Lapsi” me një pikëpyetje nëse PS është ende një parti apo jo. “Shumë miq më kanë nisur urime për përvjetorin e Partisë Socialiste që është  sot me 12 qershor. Nuk i kam kthyer askujt përgjigje. Kam gjithë ditën që e mendoj në duhet apo jo të kthej përgjigje dhe meqë kam një  dileme po e ndaj publikisht. Është apo jo Partia Socialiste një parti? Unë them se Partia Socialiste ka qenë, por nuk është më një parti”, shkruan Blushi.

Blushi kritikon sërish mënyrën e organizmit të brendshëm të Partisë Socialiste. “Thënë këto duhet të përsëris me hidhërim se Partia Socialiste nuk zbaton më asnjë rregull. Atje askush nuk votohet, askush nuk zgjidhet, askush nuk mblidhet, askush nuk zgjedh dhe askush nuk mbledh. Partia socialiste ka vetëm pushtet. Ajo ka drejtori por nuk ka votim, ka bashki por nuk ka zgjedhje, ka ministri por nuk mbledhje, ka qeveri por nuk ka demokraci”, shkruan deputeti socialist.

Ai e përfundon letrën duke thënë se ajo nuk është më Partia e të varfërve dhe uron rikthimin në identitet. “Dhe nëse unë kam një urim për të  gjithë, urimi është ky: shpresoj që Partia Socialiste të  bëhet Parti. Shqipëria do ta detyrojë megjithëse ajo nuk do. Dhe nuk mundet dot. Sot për sot”.

 

l.v

 

http://www.lapsi.al/ide/2015/06/12/nj%C3%AB-urim-n%C3%AB-fest%C3%ABn-e-ps#.VXvUPvmqqko

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.