Arkiv-Lajme
Gënjeshtrat publike të politikës për kandidatë të inkriminuar, përzgjedhja e të cilëve "poshtëron shqiptarët”
“BIRN” shkruan sot në një shkrim të vetin për kandidatët me të shkuar kriminale. Ndonëse palët kanë mohuar që mes përzgjedhjeve të tyre të ketë edhe të inkriminuar, duket se dyshimet e qëndrueshme për këtë mbeten në fuqi. Aq më tepër që edhe një diplomat si ambasadori amerikan përsërit shpesh që të mos votohen kandidatët e inkriminuar. Po kush janë këta?
Ambasada amerikane: “Një shoqëri e lirë s’ka vend për kërcënime apo kanosje të çdo lloji kundër gazetarëve”
“Kur shtypi është i lirë, demokracia është më e fortë. Një shoqëri e lirë s’ka vend për kërcënime apo kanosje të çdo lloji kundër gazetarëve”. Ky është postimi i bërë dy orë më parë në profilin në Twitter të ambasadës amerikane në Tiranë. Reagimi vjen një ditë pasi në media u publikua videoja ku shfaqet kreu i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini duke përdorur një gjuhë shantazhuese ndaj gazetarëve të ndryshëm.
s.z
Ndalohet në Lubjanë të Sllovenisë Ramush Haradinaj. Shkak, një urdhërarresti i lëshuar nga Serbia më 2006-ën
Para disa orësh në mediat e Kosovës qarkulloi një lajm për arrestimin e kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sipas të cilit ai ishte arrestuar në Lubjanë të Sllovenisë. Gjithçka lidhet me një urdhër arrestin lëshuar nga Serbia në vitin 2006, që ka mbetur në sistem, ndonëse Haradinaj ka shlyer të gjitha detyrimet ndaj drejtësisë ndërkombëtare. Gjithsesi, nëse i besojmë asaj që vetë politikani kosovar ka tjënë për “KosovaPress” nuk bëhet fjalë për arrestim, përderisa ai po qëndron na aeroport.
Reagon Q. Sejdini: “Asnjëherë nuk kam pasur nevojë të "shantazhoj...”. Unioni i Gazetarëve: “Pasazhi është përdorur për qëllime politike”. Dhe më tej: “Nuk jemi palë me asnjë”(përditësuar)
Një ditë pas publikimit të videos ku përfshihet kreu i Bashkisë Elbasan, Qazim Sejdini, ka reaguar ky i fundit. Sejdini deklaron se bëhet fjalë për një bisedë informale me gazetarë, bërë në fund të vitit të kaluar. Më tej ai shton se ka mbështetur përherë mediat, duke apeluar në fund që edhe organizatat e gazetarëve “të shikojnë me prioritet këtë rast, që përdoret politikisht, për të thënë edhe ato fjalën e tyre, sesi mund të ndërhyhet në një proces zgjedhor”.
Raporti/ Ulet ndihma shtetërore; subvencionet, grantet, kreditë e buta. 70% më pak se 2013
Një raport monitorimi i qeverisë shqiptare për ndihmën shtetërore të dhënë gjatë vitit 2014, dëshmon një ulje të ndihmës në masën 70 % krahasuar me vitin 2013, raporton “RTV Scan”. Ndihma shtetërore përfshin subvencionet, grantet, kreditë e buta, lehtësitë fiskale, garancitë etj. Referuar raportit të botuar në Fletoren Zyrtare, ndihma shtetërore në vlerë absolute e dhënë në vitin 2014 ka zbritur me 70 % e krahasuar me vitin 2013 dhe 2012.
Shënim: Filozofia e pajtimit PS-LSI. Politikë me parimin e Shvejkut, “Ç'më duhet mua se çfarë them unë. Sot është sot, dje ishte dje” (Video)
Nëse 3 vjet më parë kur gjykata shpalli të pafajshëm Ilir Metën për videopërgjimin 700 mijë eurosh me Dritan Priftin dikush do guxonte të hamëndësonte një vllazërim të liderit suprem të LSI-së me Edi Ramën, atë do ta quanin të marrë dhe parashikimin një marrëzi.
Katër thyerjet mes Ramës dhe amerikanëve: armët kimike, Byroja e Hetimit, deklaratat nacionaliste dhe dekriminalizimi. Priten ditë më të vështira
Gazeta "Sot" liston katër thyerje mes Edi Ramës dhe amerikanëve. “Një tis nervozizmi, zymtësie dhe zhgënjimi përshkon prej muajsh marrëdhëniet mes kryeministrit Edi Rama dhe prezencës diplomatike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë”, përshkruan “Sot”. Ai ishte planifikuar të ishte ylli i ri i politikës shqiptare, që më në fund do vizitonte Shtëpinë e Bardhë dhe do kishte shansin që të takonte presidentin amerikan. Megjithatë shumë shpejt gjërat mes Edi Ramës dhe amerikanëve nuk shkuan në drejtimin e duhur. Fillimisht nisi me armët kimike.
Ironike, Sejdini në vitin 2012 mori çertifikatë vlerësimi nga Unioni i Gazetarëve. Motivacioni: “Për kontributin, vlerësimin, mbështetjen intelektuale e politike për komunitetin e gazetarëve”
E ndërsa incidenti i kryebashkiakut Qazim Sejdini është ende i freskët, një aktivitet i para tri viteve i jep asaj një përmasë shumë ironike. Në faqen e Bashkisë së Elbasanit pasqyrohet ceremonia e 24 dhjetorit 2012, ku Qazim Sejdini merr një certifikatë vlerësimi nga kryetari i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa. “Mes gazetarëve të të gjitha mediave lokale dhe qendrore, i akorduan Kryetarit të Bashkisë Elbasan Z.
Rama 'përplaset' me Metën: Nuk e kam propozuar Kosovën për president. Kryetari i LSI-së: E propozova unë, Rama ishte dakord, nuk donte Berisha
Duket se nuk ka pasur një rakordim të qartë mes dy lidreve të së majtës, Ramës dhe Metës, se çfarë duhet të publikonin me të njëjtin emërues të përbashkët për çështjen “Kosova President”
Në “Studio e Hapur” të Eni Vasilit, Rama u pyet nëse qëndrojnë pretendimet se në vitin 2007 kur ishte në opozitë ai e ka propozuar Halim Kosovën për president të Republikës? Por lideri socialist e mohoi një gjë të tillë. “Nuk ishte e vërtetë që e kam propozuar Kosovën për President. As unë dhe as PS nuk e ka bërë një propozim të tillë” – tha Rama.
Ndërtimi në digën e Liqenit drejt realizimit? Kryeministri: “Kjo është një çështje që do gjykohet në bazë të fakteve, shifrave, mundësive, sepse duhet parë edhe kostoja”
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë një intervistë për emisionin e “Studio e Hapur”. Rama ka folur për zgjedhjet, për akuzat e opozitës, për garën e Tiranës, për sondazhet e brendshme të PS-së etj.. I bindur në fitore dhe i qetë është shfaqur Edi Rama dhe me sa duket në emër të kësaj sigurie që jep një fitore e afërme, nuk ka munguar të flasë edhe për një çështje të ndjeshme si ndërtimet në digën e Liqenit Artificial në Tiranë. Dhe ka folur për ligjin dhe kostot, edhe pse këto faktorë jo përherë janë kaq të rëndësishëm.