Ndalohet në Lubjanë të Sllovenisë Ramush Haradinaj. Shkak, një urdhërarresti i lëshuar nga Serbia më 2006-ën

Postuar në 17 Qershor, 2015 08:37

Para disa orësh në mediat e Kosovës qarkulloi një lajm për arrestimin e kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sipas të cilit ai ishte arrestuar në Lubjanë të Sllovenisë. Gjithçka lidhet me një urdhër arrestin lëshuar nga Serbia në vitin 2006, që ka mbetur në sistem, ndonëse Haradinaj ka shlyer të gjitha detyrimet ndaj drejtësisë ndërkombëtare. Gjithsesi, nëse i besojmë asaj që vetë politikani kosovar ka tjënë për “KosovaPress” nuk bëhet fjalë për arrestim, përderisa ai po qëndron na aeroport. “Në të gjitha aeroportet është pastruar ky fletëarrest, ndërsa vetëm në këtë të Lubjanës jo. Gjatë udhëtimit tim që pata kam kaluar nëpër disa aeroporte dhe në të gjithë është pastruar kjo histori. Po këta janë si ata, vëllezërit e tyre”, është shprehur ai. “Koha Ditore” shton se “kreu i AAK-së do të qëndrojnë në aeroportin e Lubjanës edhe për disa orë, deri sa të përfundojnë të gjitha procedurat”.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.