Katër thyerjet mes Ramës dhe amerikanëve: armët kimike, Byroja e Hetimit, deklaratat nacionaliste dhe dekriminalizimi. Priten ditë më të vështira

Postuar në 17 Qershor, 2015 02:49

Gazeta "Sot" liston katër thyerje mes Edi Ramës dhe amerikanëve. “Një tis nervozizmi, zymtësie dhe zhgënjimi përshkon prej muajsh marrëdhëniet mes kryeministrit Edi Rama dhe prezencës diplomatike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë”, përshkruan “Sot”. Ai ishte planifikuar të ishte ylli i ri i politikës shqiptare, që më në fund do vizitonte Shtëpinë e Bardhë dhe do kishte shansin që të takonte presidentin amerikan. Megjithatë shumë shpejt gjërat mes Edi Ramës dhe amerikanëve nuk shkuan në drejtimin e duhur. Fillimisht nisi me armët kimike. Një kërkesë e amerikanëve për demontimin e armëve siriane në Shqipëri, u refuzua nga kryeministri Edi Rama pas presionit të fortë publik. Thyerja e dytë erdhi për Byronë Kombëtare të Hetimit. Amerikanët kërkuan që kjo strukturë të mos jetë në varësi të qeverisë, edhe pse janë të gatshëm për të ofruar asistencë. Thyerja e tretë erdhi pas deklaratave nacionaliste të Edi Ramës për bashkimin me Kosovën. Ndërkohë thyerja e fundit dhe ndoshta më e rënda, mbetet ajo për dekriminalizimin. Një zyrtar i lartë amerikan nuk u takua me Ramën, ndërkohë që mazhoranca vazhdon të këmbëngulë se nuk ka asnjë të inkriminuar në radhët e kandidatëve të saj, çka shkon në kundërshtim me thirrjet e amerikanëve përpara këtyre zgjedhjeve. "Sot" shton se marrëdhëniet mes qeverisë shqiptare dhe Uashingtonit pritet të njohin ditë edhe më të vështira.

Comments

Submitted by Licovuni (not verified) on

Ky komentuesi, kushdo qofte, po me kujton fabulen "Dhelpra dhe dashi". Pok banale, por popullore dhe kuptimplote. Kush e di kete fabul le ta gjykoj vete se sa shkon. Kush nuk e di nuk e di, s'kemi cfare te bejme me te paditurit

Submitted by Gjon- (not verified) on

Shqiperia fatkeqesisht gelon me "te ditur" prandaj ajo po ecen ne drejtimin e paditur te uzurpuesve te nje emri qe e merituan ata qe u perpoqen per te miren e atdheut dhe jo ata qe e rropen dhe e plackiten pa meshire.

Edhe Hitleri i mashtroi gjermanet per nje kohe me proklamat e tij nacionaliste e te superioritetit te races por historia tregoi se cfare kostoje pagoi ajo.

Gjermanet nxoren mesim nga historia ndersa shqiptaret te kapluar nga marrezia e tifozllekut te semure politik po shkojne drejt humneres. Cfare te pezmaton dhe te le pa fjale eshte brohoritja qe i bejne disa per cdo shprehje arrogante dhe autoritare te kryeministrit duke sulmuar harbutshe cdo ze kritik.

Koha eshte ajo qe do te tregoje se kush jane budallenjte.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

E c'ka per t'u cuditur ketu, ne komunistet shqiptare gjithmone kemi qene kunder imperializmit amerikan dhe revizioniz....ou harrova, kete te dytin e kemi shkaterruar tashme.

Submitted by qytetar (not verified) on

Boll cituat "Sot" se late nam....gazete me 100 kopje... jeni bere qesharake,te pakten citoni "55" shume me here me serioze.

Submitted by ResPublica...e ... (not verified) on

Secili ben te ket mendimin e shijen e tij, por ju zsh Qytetar, nuk besoj se keni te drejte. Nuk po ben kush llogari te PD-se, aq me pak te Berishes dhe, mos o Zot, te (nenit)55!
ResPublika me tingellon cdo dite e me qarte, si ze i qytetareve, qe duan ca me shume liri e drite, gjera qe vijne prej se vertetes.
Berishen nuk besoj dot se e rrezoi Meta apo Rama (qe po e imitojne dhe kapercejne shume shpejt), por liria e atyre qe i rrijne larg pushteteve, per hir te shtetit, qe na duhet te gjitheve.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.