Rama 'përplaset' me Metën: Nuk e kam propozuar Kosovën për president. Kryetari i LSI-së: E propozova unë, Rama ishte dakord, nuk donte Berisha

Postuar në 17 Qershor, 2015 00:54

Duket se nuk ka pasur një rakordim të qartë mes dy lidreve të së majtës, Ramës dhe Metës, se çfarë duhet të publikonin me të njëjtin emërues të përbashkët për çështjen “Kosova President”

Në “Studio e Hapur” të Eni Vasilit, Rama u pyet nëse qëndrojnë pretendimet se në vitin 2007 kur ishte në opozitë ai e ka propozuar Halim Kosovën për president të Republikës? Por lideri socialist e mohoi një gjë të tillë. “Nuk ishte e vërtetë që e kam propozuar Kosovën për President. As unë dhe as PS nuk e ka bërë një propozim të tillë” – tha Rama.

Ndërkohë Meta në “Opinion” të Blendi Fevziut u shpreh se propozimi si kandidat për President, e ka bërë ai vetë, Rama ka pranuar por ai që nuk kishte pranuar ishte Berisha.

Më parë Berisha kishte deklaruar për gazetarët: “Në 2007 Edi Rama insistoi dhe e solli si kandidat për president Republike. Kjo s’do të thotë gjë, jam i bindur se e bëri mbi bazën e një vlerësimi se pa një vlerësim. Ama është një nga personalitetet më të kuotuara prej tij.”

Po në “Studio e Hapur” përsa i përket çmimit që i ka dhënë Kosovës si “Njeriu i vitit” në vitin 2007, Edi Rama tha se nuk ishte një çmim që ia kishte dhënë ai, por qytetarët e Tiranës që kishin votuar në një anketë. Në atë kohë, ky sipas Ramës ishte një vlerësim për atë që Kosova kishte bërë “përtej profesionit të tij, duke ngritur një qendër për nënat e reja, që është një shembull për të gjitha institucionet dhe njëkohësisht duke punuar në mënyrë pasionante për foshnjat e braktisura”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.