Ambasada amerikane: “Një shoqëri e lirë s’ka vend për kërcënime apo kanosje të çdo lloji kundër gazetarëve”

“Kur shtypi është i lirë, demokracia është më e fortë. Një shoqëri e lirë s’ka vend për kërcënime apo kanosje të çdo lloji kundër gazetarëve”. Ky është postimi i bërë dy orë më parë në profilin në Twitter të ambasadës amerikane në Tiranë. Reagimi vjen një ditë pasi në media u publikua videoja ku shfaqet kreu i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini duke përdorur një gjuhë shantazhuese ndaj gazetarëve të ndryshëm.
s.z
Add new comment