Raporti/ Ulet ndihma shtetërore; subvencionet, grantet, kreditë e buta. 70% më pak se 2013

Postuar në 17 Qershor, 2015 05:48

Një raport monitorimi i qeverisë shqiptare për ndihmën shtetërore të dhënë gjatë vitit 2014, dëshmon një ulje të ndihmës në masën 70 % krahasuar me vitin 2013, raporton “RTV Scan”. Ndihma shtetërore përfshin subvencionet, grantet, kreditë e buta, lehtësitë fiskale, garancitë etj. Referuar raportit të botuar në Fletoren Zyrtare, ndihma shtetërore në vlerë absolute e dhënë në vitin 2014 ka zbritur me 70 % e krahasuar me vitin 2013 dhe 2012. Rënia i atribuohet zvogëlimit të ndihmës për kërkim dhe zhvillim në fushën e pasurive natyrore, pasi për kompanitë që operojnë në këtë sektor ofrohen lehtësi fiskale e proceduriale të konsiderueshme. Ndihma shtetërore, përjashtuar sektorin e bujqësisë dhe peshkimit, në vitin 2014 është dhënë në vlerën totale 38 milion euro. Pesha e ndihmës shtetërore ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto ka zbritur nga 1.49 % në vitin 2013 në 0.44 për qind në vitin 2014. Sipas RTV Scan” politikat e qeverisë janë që jep dy lloje ndihmash shtetërore; ndihmë horizontale që jepet për një numër të madh përfituesish pa preferenca për ndonjë aktivitet ekonomik të veçantë dhe ndihma vertikale që jepet për aktivitete dhe sektorë të veçantë. Por nëse i referohemi raportit, gjatë vitit 2014 politika e ndjekur për dhënien e ndihmës shtetërore ka qenë ajo e ndihmës sektoriale pasi kjo lloj ndihmë ka mbizotëruar gjatë kësaj periudhe. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.