Rusia i përgjigjet NATO-s, 40 raketa të reja balistike për Europën Lindore. “NATO po na shtyn në një garë armatimi”

Postuar në 16 Qershor, 2015 12:52

Tingëllon si ringjallja e garës së armatimit mes Rusisë dhe Perëndimit. Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se Rusia do të vendosë në shërbim këtë vit më shumë se 40 raketa të reja balistike interkontinentale në krahut perëndimor të vendit. Ky veprim vjen pasi SHBA ka propozuar shtimin e pranisë ushtarake të NATO-s në Evropën Lindore. “Më shumë se 40 raketa balistike të afta të tejkalojnë sistemet e mbrojtjes anti raketore, teknikisht më të avancuara, do t’i shtohen arsenalit nuklear këtë vit”, deklaroi Putin në eventin “Ushtria 2015” në Alabino në perëndim të Moskës, një panair ushtarak. Ndërsa SHBA planifikon të dërgojë armatim të rëndë dhe tanke në bazat ushtarake në lindje të Europës, një material që mund të përdoret nga rreth 5000 ushtarë amerikanë, vetë zv.ministri i Mbrojtjes, Anatoly Antonov, i cituar nga agjencia RIA tha se “ndjesia është se kolegët tanë në vendet e NATO po na shtyjnë në një garë armatimi”. Në fakt, që propozimi amerikan të zbatohet, duhet aprovimi nga Sekretari i Mbrojtjes, Ash Carter dhe presidenti Obama.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.