Prishtinë, pranga ish gjyqtares komunale, akuzohet se tjetërsoi në mënyrë të paligjshme tokë shtetërore me vlerë 100 milionë euro

Postuar në 16 Qershor, 2015 02:56

Edhe në Prishtinë ndodhin arrestime gjyqtarësh. Ish gjyqtarja e Gjykatës Komunale Naxharije Hoti dyshohet për korrupsion dhe falsifikim të dokumenteve me qëllim të tjetërsimit të pronave, duke përfituar materialisht, njofton lajmi.net. Hoti kishte kompetencë çështje pronësore sa kryente funksionin e gjyqtares në Gjykatën Komunale në Prishtinë, dhe bën pjesë në rastin e grupit të ish kryetarit të kësaj Gjykate Nuhi Uka. Ky i fundit ishte dënuar me dy vjet burg me kusht.

Nga hetimet e organeve përgjegjëse, ishte vlerësuar se vetëm gjyqtarja Hoti ka shpronësuar tokë të shtetit në vlerë prej rreth 100 milionë euro.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.