Skandal, kuvendi mbyllet para zgjedhjeve. Meta thotë se e ka të vështirë të mbledhë deputetët e shpërndarë në fushatë

Mund të ndodhë vetëm në Shqipëri. Parlamenti do të qëndrojë i mbyllur deri sa të mblidhen deputetët e shpërndarë në fushatë lartë e poshtë vendit. Kuvendi njoftoi se në pamundësi për të krijuar kuorumin e nevojshëm për shyrtimin e projektligjeve, seanca plenare e ditës së enjte nuk do të zhvillohet. “Meqenëse komisionet paralametare nuk munden të mblidheshin për të shqyrtuar projektligjet e planifikuara për senacen plenare të ditës së enjte, dt. 18.06.2015, ju njoftojme se seanca e ditës së enjte nuk do të zhvillohet”-thuhet në njoftimin e kuvendit.
l.m
Comments
Ne se nuk mblidhet kuvendi
<p>Ne se nuk mblidhet kuvendi perben skandal, po skandali cfare eshte?</p>
Parlamenti nuk eshte dyqani i
Parlamenti nuk eshte dyqani i LSI-se, eshte institucion kushtetues dhe nuk mund te mbyllet me argumentin se zoti Meta nuk mbledh dot deputetet. Ky eshte skandali.
e pse qenka skandal?
<p>e pse qenka skandal? perkundrazi eshte gjeja me normale ne ditet e fundit te fushates</p>
Add new comment