Profili ironik i LSI-së. Luan Rama nuk kursen as ambasadorët e SHBA, BE, OSBE dhe një nënvleftësim për kryeprokurorin Llalla

Postuar në 14 Qershor, 2015 11:37

Në kundërpërgjigje të letrës që Astrit Patozi u dërgoi ambasadorëve të SHBA-së, BE-së, presidentit të Republikës dhe kryetares së misionit të Vëzhguesve të OSBE-së për krimin elektoral që sipas tij po ndodh në Vorë, LSI është shfaqur me Luan Ramën, i cili ka futur në përdorim aftësitë tij ironizuese, tipar që mesa duket karakterizon një pjesë të LSI-së. Më poshtë është letra që ai u ka dërguar këtyre autoriteteve, ku veçohet dhe një ofertë dashamirëse Kryeprokurorin Llalla.

Të nderuar zonja dhe zotërinj!
Në letrën e hapur me të cilë ju është drejtuar Ju, zoti Astrit Patozi paralajmëron dhe ju fton të bëni diçka, siç nënvizon ai; “… për ta ndalur marrshimin e së keqes që po vringëllin armët e krimit vetëm 13 km larg qendrës së Tiranës”!
Nëse nuk është spekullim a shpifje qëllimligë cfarë prisni?!...
Cfarë pret zoti Prokuror i Përgjithshëm?! Përse nuk ka reaguar ende, ndërkohë që janë bërë mbi 24 orë nga apeli publik i zotit Patozi?!
Dje dhe sot gjithë ditën unë kam qenë në Vorë. Kam takuar me dhjetëra e dhjetëra qytetarë dhe askush prej tyre nuk me la të kuptoja se dikush diku po vringëllin armët e krimit. Ndoshta ja kanë thënë zotit Patozi! Ndoshta!
Ndaj, zoti Prokuror i Përgjithshëm ftojeni zotin Patozi t’ju ndihmojë që ju të bëni detyrën.
Në një shtet normal demokratik ka institucione qe ligji i ngarkon me përgjegjësi për të ndëshkuar cilindo qe vepron në kundërshtim me ligjin. Demagogjia, spekullimi dhe me keq akoma fallsifikimi e genjeshtra e veshja e tyre me petkun e parimësisë, nuk bejnë gjë tjetër por stimulojnë atë që zoti Patozi e percakton ne letren e vet si “krim i frikshëm elektoral”.
Qe kjo të mos ndodhë në Vorë dhe as ne të gjithë Shqipërinë te nderuar zonja dhe zotërinj, dhe që Shqipëria te realizojë zgjedhje ne përputhje me standardet dhe parimet e OSBE-ODIHR-it, une ju siguroj në emër të LSI-së, në bashkëpunimin dhe mbeshtetjen e plotë dhe ju ftoj të monitoroni e vëzhgoni gjithçka gjatë kësaj jave dhe deri në çertifikimin përfundimtar të rezultatit të zgjedhjeve.
Me konsideratën më të lartë për të gjithë ju"...
l.m

Comments

Submitted by XY (not verified) on

<p>Po SHBA-ja me BE-ne ne cilin rresht permenden se une per vete nuk i gjeta.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.