Imami i xhamisë dhe anëtar i FRD-së i uron Erjon Veliajt jo vetëm suksese në Bashki, por edhe si kryetar i ardhshëm i PS-së: "Shenjat janë të qarta"(video)

Fushata elektorale është nxehur aq shumë sa ka futur në vorbullën e saj të gjithë, pa dallim “feje, krahine dhe ideje”. Këtë e konfirmoi së fundi dhe një imam xhamie i quajtur Naim Leci, i cili gjatë një mitingu mbështetës për të majtën në zonën e Farkës, u ftua nga një prezantuese simpatike të përshëndeste në emër të Frymës së Re Demokratike. Në fjalën e tij të shkurtër, gjysmë shqip e gjysmë arabisht, dhe nën brohoritjet e turmës që tunde flamuj e banderola, Naim Leci tha se ishte banor i zonës dhe imam i xhamisë. Por imami nuk u mjaftua t'i uronte fitoren në zgjedhje Veliajt. Ai tha shkurt dhe saktë se: Erjoni jo vetëm do të zgjidhej kryetar bashkie, por do të bëhej edhe kryetar i Partisë Socialiste. Me sa duket imami e ka kuptuar mirë se Edi Rama po i hap aq shumë rrugën Erjon Veliajt, sa do t'i lerë dhe vendin në parti, e siç thonë dhe ca zëra të tjerë dhe atë të kreut të qeverisë. E si për ta çertifikuar këtë gjë imam Naimi thotë se “shenjat janë të qarta”.
l.v
Comments
Doktori duket do bjere
Doktori duket do bjere viktime e inercise se 2013-es, por jo qe re fitonte Gjergj Bojaxhiu, qe sigurisht di rritet e do fitoj nje dite, por me besoni o Njerez, me mire te fitoj Sazani i Arjanit te Zones se Ndaluar, se Erjon Veliaj...
Do pendohi...por do jet vone...
Te gjitha shenjat jane qe do bjere...ere premtimesh te pa tretura mire.
Add new comment