Kostoja e të larguarve padrejtësisht nga puna në administratë, 20 mln dollarë. Deri tani janë paguar 11 milionë

Postuar në 15 Qershor, 2015 05:49

Është një histori që përsëritet sa herë ndërrohen pushtetet: Punonjës që pushohen nga puna, fitojnë gjyqin dhe kostot që i shtohen buxhetit të shtetit. Sipas revistës Monitor, vetëm në Ministrinë e Bujqësisë gjenden mbi 40 persona që kanë fituar në gjykata të drejtën e dëmshpërblimit me një vlerë në total mbi 37 milionë lekë. Detyrimet që punonjësit e shkarkuar kanë fituar nga gjykatat rezultojnë në 45 milionë lekëve, prej të cilave 8 milionë lekë janë shlyer, por për shumicën e tyre ministria ka shpallur paaftësinë për të paguar.

Nga ana tjetër, Ministria e Financave raporton se ka shlyer nga vendimet gjyqësore që janë kryesisht zëri i fondeve që i dedikohen të larguarve nga puna një shumë prej 1.6 miliardë lekësh, që korrespondon me rreth 11 milionë euro. Ministrja Për inovacionin dhe Teknologjinë Milena Harito ka raportuar në media se, totali i detyrimeve për të larguarit nga administrata është 20 milionë USD.

a.j

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.