Reportazhi në “Euronews” hedh dyshime për rastin e Kumanovës, mund të jenë përfshirë shërbimet sekrete maqedonase

Postuar në 13 Qershor, 2015 11:46

Në një reportazh të "Euronews" hidhen dyshime se në ngjarje mund të jenë përfshirë shërbimet sekrete maqedonase. Rrjeti informativ evropian “Euronews” i është rikthyer ngjarjeve dramatike në Kumanovë, ku mbetën të vdekur 22 persona, 14 shqiptar dhe 8 policë maqedonas. Nëpërmjet një kronike të realizuar nga vendi i ngjarjes së 9 majit, “Euronews” hedh dyshime për shkaqet e saj. Në këtë reportazh dyshohet se në ngjarje mund të jenë përfshirë shërbimet sekrete maqedonase, të cilët mund të kenë negociuar dhe organizuar këtë ngjarje të rëndë. “Ka gjithnjë e më shumë dëshmi se shërbimet sekrete maqedonase, apo elementë të këtyre shërbimeve ishin përfshirë në negocim, madje edhe në organizimin e gjithë asaj çka ndodhi”, thuhet në reportazh.

 

http://www.euronews.com/2015/06/12/kumanovo-bloodshed-balkans-tension-or-internal-political-intrigue/

Comments

Submitted by Epiroti (not verified) on

<p>Nuk jane shebimet sekrete maqedonase por SHBA-ja dhe levat e saj te Sorosit qe perdoren hundleshet terroriste kosovare. Jane te njejtat mekanizma qe pergjojne te gjitha qeverite neper bote dhe pastaj i shantazhojne per rrezim nga postet. Jane te njejtat mekanizma qe disqet e pergjimit ia dhurojne Zaevit te shantazhoj qeverine e shtetit te tij.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.