Ilir Meta akuzohet publikisht se po drejton një organizatë kriminale si LSI

Përplasja për bashkinë e Vorës ka rritur tensionin politik dhe ka vënë për herë të parë nj parti politike para një akuze të rëndë, ndoshta më e rënda e 25 viteve pluralizëm. LSI dhe Ilir Meta akuzohen nga Partia Demokratike se në fushatën për bashkinë e Vorës po zbatojnë standardet e një organizate krimainale. "E vërteta që po dëshmohet çdo ditë në sytë e shqiptarëve në Vorë është se Ilir Meta po zbaton standardet e një organizate kriminale bashkë me taborrin e tij shtetëror e me persona me precedentë penalë, që po ushtrojnë çdo ditë presion, dhunë e terror. E gjithë kjo për interesat korruptive të Ilir Metës që kërkon me çdo kusht të marrë bashkinë e Vorës"- është shprehur në një deklaratë, nga selia e Partisë Demokratike.
Opozita i referohet përfshirjes së strukturave të policisë dhe agjencive shtetërore në fushatën e kandidatit të LSI-së në Vorë, që sipas saj veprojnë me urdhër të Ilir Metës.
"Ja ku kemi këtë foto, ku duket qartë, Bujar Laze nga Skrapari, shefi i komisariatit të Vorës, në shërbim të kandidatit të Ilir Metës. Ky tjetri këtu është edhe drejtori i AKU, i cili ka spikatur me sulmet ndaj biznesit të kandidatit të Partisë Demokratike. Dhe në sfond, janë si gjithnjë banditët e makinave me xhama të zinj, që vijnë lart e poshtë gjithë ditën e gjithë natën në Vorë"-theksoi Kruja.
Vetë Ilir Meta e quan partinë e tij një forcë politike që rri larg gjuhës së konfliktit dhe si moto të politikëbërjes ka postulatin e tij "me qetësi dhe dashuri".
l.m
Add new comment