Prokuroria e Tiranës: Nuk ka kallëzim nga policia për Fiqiri Ismailin, e mundshme nisja e hetimeve

Prokuroria e Tiranës, pas njoftimit të Policisë së Shtetit për nisjen e procedimit penal ndaj kryetarit të Bashkisë së Vorës Fiqiri Ismaili, thotë se nga ana e organit të akuzës nuk ka asnjë veprim konkret për rastin e Vorës.
Sipas “Abc News”, organi i akuzës së kryeqytetit po e ndjek situatën në Vorë, për të vlerësuar nisjen e hetimeve të mundshme. “Gjithsesi deri më tani nuk ka kallëzim nga palët apo referim materiali nga policia”,- thotë zyra e kryeprokurorit Adriatik Llalla. Të shtunën policia e Tiranës njoftoi se ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për kryebashkiakun e Vorës, me akuzën se ka paguar me nga 10 mijë lekë dy shtetas nga Vora në këmbim të blerjes së votës. Partia Demokratike reagoi duke thënë se procedimi penal ndaj Fiqiri Ismailit është i orkestruar nga LSI, e cila sipas opozitës po përdor strukturat e shtetit për të fituar bashkinë e Vorës. Reagimi i Prokurorisë se nuk ka marrë material referues nga policia për kryetarin e bashkisë së Vorës i jep të drejtë dyshimeve të opozitës për përdorimin e policisë nga pushteti për qëllime politike. Rasti Ismaili vjen në të njëjtën kohë kur Prokuria e Durrësit ngriti dyshime të bazuara në prova se në bashkinë e Durrësit ishin importuar 2 800 votues me kontrata fiktive të falsifikuara nga drejtori i i Ndërmarrjes së Plazhit dhe noterja e zyrës.
Add new comment