“Rapiscan” tërhiqet nga arbitrazhi me qeverinë shqiptare. Ulet me mirëkuptim tarifa e skanimit në dogana nga 39 në 22 euro

Postuar në 12 Qershor, 2015 10:57

Angazhimi i qeverisë shqiptare për t’u përballur në arbitrazh me kompaninë  “Rapiscan” për anullimin e konçesionit të firmosur nga qeveria e kaluar për skanimin në dogana duket se ka detyruar kompaninë të tërhiqet nga pozicioni fillestar për të mos ndryshuar tarifat. Siç raporton Top Channel  qeveria ka arritur të ndryshojë me mirëkuptim koncesionin e shumëkundërshtuar nga biznesi, duke bërë të mundur  sipas saj -uljen e tarifave dhe kostove për sipërmarrjen. Sipas marrëveshjes me konçesionarin që I është dërguar për miratim parlamentit, skema e re e pagesës do të jetë me tarifa të përshkallëzuara në dy blloqe. Më konkretisht, për deklaratat doganore me vlerë mbi 1 mijë euro, biznesi do të paguajë 22 euro për shërbimin e skanimit, ndërsa për deklaratat nën këtë vlerë, pagesa do të jetë 5 euro. Qeveria thotë se, përmes ndryshimit të negociuar me mirëkuptim, i ka kursyer ekonomisë dhe sipërmarrjeve më shumë se 100 milionë euro për 15 vitet e ardhshme. Sipas relacionit të marrëveshjes, me skemën e parë, kompania koncesionare “Rapiscan” do të përfitonte 316 milionë euro për 15 vitet e koncesionit. Por, me rishikimin e marrëveshjes, kjo shumë kufizohet në 210 milionë euro, ose 106 milionë euro më pak.

 

http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=301656#k4

 

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.