Korrupsioni në Gjykatë, si bëhen pazaret me euro nëpër kafene dhe “vulosen” vendimet për “pafajësi” e lirim nga salla e gjyqit për “mungesë provash”

Postuar në 12 Qershor, 2015 09:10

Sistemi i drejtësisë është i korruptuar aq shumë sa në lojë për zhvatje parash futen të gjithë, avokatë e noterë, gjyqtarë e prokurorë. Por si hallkë ndërmjetëse më së shumti futet ndonjë shofer, sekretare apo truproje. Për këtë flet dhe lajmi i fundit i  bërë publik ku policia e Vlorës ka arrestuar dy persona për korrupsion pasiv. Burime zyrtare bëjnë të ditur se është vënë në pranga shoferi i Gjykatës së Apelit, Robert Petoshati, në momentin që ishte duke marrë një sasi parash nga 44-vjeçari Gjolek Xhaferri. Lajmet e hapura në të gjitha mediat shkruajnë se Xhaferri i ka dhënë një sasi prej 2 mijë eurosh dhe 100 mijë lekë Petoshatit dhe se dyshohet se këto para do t’i jepeshin trupit gjykues për zgjidhjen e çështjes në favor të vëllait të Gjolek Xhaferrit. Ata janë arrestuar në flagrancë, në një lokal pranë Gjykatës së Apelit të Vlorës.

Pra korrupsioni, pasiv apo aktiv qoftë ai, bëhet mu në hundën e institucionit të lartë të drejtësisë, në qoshka kafenesh ku jepen ryshfetet dhe “vulosen” vendimet për “pafajësi” e lirim nga salla e gjyqit për "mungesë provash".

 

l.v

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.