Shënim: Gjykata vendosi, deputetë rrihuni lirshëm me njëri-tjetrin!

Postuar në 10 Qershor, 2015 14:47

Drejtësia vendosi, Pjerin Ndreu dhe Arben Ndoka nuk mund të gjykohen për një vepër për të cilën kanë marrë dënim administrativ nga kuvendi. Me pak fjalë Gjykata e klasifikoi grushtin e Ndokës ndaj Strazimirit si një veprim në kundërshtim me normat etike të disiplinës dhe edukatës parlamentare dhe asgjë më shumë që mund ta lidhë dhunën fizike me një vepër penale. Pjerin Ndreu, një ish-polic që tashmë është deputet, e gjeti me vend këtë vendim të Gjykatës, madje foli edhe për një skenar që kërkoi të shfrytëzojë gjaknxehtësinë e tij për qëllime të luftës politike. Me dashje ose jo, Pjerin Ndreu zbuloi për kundërshtarët thembrën e tij të Akilit, dobësinë për të mos u përmbajtur përballë emocioneve që i errësojnë sytë, duke harruar që është deputet dhe përfaqëson popullin. Në këto kushte çfarë duhet të bëjë Strazimiri nëse edhe ai vepron me logjikën e një polici? Të mbledhë një grup shokësh dhe t’i zërë pritë Ndreut dhe Ndokës në kuvend dhe t’i fryjnë me grushta? Fundja, do marrë një dënim të ashpër etik nga Ilir Meta dhe kjo histori do mbyllet. Po mund të ketë deputetë që emocionohen nga fjalimet e Taulant Ballës në parlament dhe mund t’i veshin ndonjë karrige kur ai është duke mbajtur fjalim në foltore. Dy javë përjashtim nga kuvendi dhe rikthehet normaliteti. Të kujtojmë që jo më shumë se 48 orë më parë Gjykata dënoi me gjobë dy deputetë të kuvendit të Shqipërisë për shpifje ndaj kryeministrit.

l.m

Comments

Submitted by IH (not verified) on

<p>Skandaloze!</p><p>Turp për gjykatën e cila nuk dha drejtësi dhe Partinë Socilaiste që mban kësilloj deputetësh në Kuvendin e Shqipërisë. Koston do ta paguaj në 2017!</p>

Submitted by marta-nesh (not verified) on

<p>Shume medioker komenti, &#39;fillozofira&#39; pa fund ketu te respublica por inteligjence e ulet. Qeverine e rimodeluat, drejtesine po, vetem kushtetuta ju ka mbetur tani. Qesharake...</p><p>Vendimi i Gjykates eshte i drejte dhe i vetmi qe mund te merrej. Nuk eshte vetem per kete rast , eshte per gjithe vitet e dekadat qe vijne. Vetem injorantet nuk e kuptojne.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.