Bojaxhi i fton rivalët Veliaj, Kosova etj., në një debat publik televiziv

Postuar në 10 Qershor, 2015 11:34

Në emisionin Top Show të Alban Dudushit, kandidati i pavarur për kryebashkiak i Tiranës, Gjergj Bojaxhi, u bëri thirrje rivalëve të tij Veliaj, Kosova etj. që të zhvillojnë një debat publik të transmetuar drejtpërdrejt në televizion, ku qytetarë të thjeshtë të bëjnë pyetje dhe moderatori televiziv vetëm të menazhojë debatin.

Sipas Bojaxhiut, rivalët e tij ende nuk u kanë dhënë përgjigjie pyetjeve se kush i financon fushatat e tyre dhe nëse do të lejojnë që të ndërtohet në të ardhmen në parkun e liqenit dhe në parqet e tjera të mbetura, ndërkohë që vetë ka publikuar çdo qindarkë të fushatës së tij dhe ka deklaruar se do kërkojë referendum lokal për ndalimin e përhershëm të ndërtimit në parqet.

Re.Pu. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.