Rikonstruksion i plotë i disa godinave “të rëndësisë së veçantë” në Tiranë: Vila nr.31, TOB, Pallati i Brigadave, Gjykata e Lartë dhe ish-Lidhja e Shkrimtarëve

Postuar në 10 Qershor, 2015 09:05

Qeveria ka vendosur rikonstruksionin e disa godinave “të një rëndësie të veçantë” në qytetin e Tiranës, duke sanksionuar që ky projekt të realizohet përmes një shtese fondi në buxhet prej 65 milionë lekësh(afërisht 650 mijë dollarë) dhe nga fondi i rezervës. Vendimi është marrë më 20 maj të këtij viti dhe ngarkon Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit që të nisë procedurat e prokurimit dhe përfshin këto godina:  Vila nr. 31, në administrim të Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare; b) Ish-Lidhja e Shkrimtarëve, në administrim të Ministrisë së Kulturës; c) Muzeu Historik Kombëtar, në administrim të Ministrisë së Kulturës; ç) Teatri Kombëtar i Operës e Baletit dhe Ansambli Popullor, në administrim të Ministrisë së Kulturës; d) Pallati i Brigadave, në administrim të Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare; dh) Gjykata e Lartë, në administrim të Ministrisë së Drejtësisë.  

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.