M. i Jashtëm i Greqisë, Kotzias: “Do t’i propozojmë Shqipërisë një zgjidhje- paketë për të gjitha problemet, që do të jetë realiste dhe në dobi të të dy popujve”

Greqia hedh një hap të parë në drejtim të zgjidhjes së problemeve me Shqipërinë. Sinjalet për këtë janë dhënë nga ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, i cili gjatë fjalës së mbajtur në qendrën e studimeve europiane në Kolegjin Saint Antony’s College të Universitetit të Oksfordit, ka folur edhe për marrëdhëniet e vendit të tij me vendet fqinj. “Me Shqipërinë në lidh një e kaluar e përbashkët e pasur, ëndërra dhe perspektiva të përbashkëta.: Ekzistojnë edhe shumë probleme nga e kaluara, por edhe për shkak të pikëpamjeve të një pjese të lidershipit të vendit fqinj, si mos zbatimi i atyre për të cilat është rënë dakord, kundërshtimi i zbatimit të dispozitave të së drejtës ndërkombëtare, të drejtat e minoritetit grek. Ne kemi predispozicionin t’i zgjidhim problemet dhe të kapërcejmë çdo vështirësi. Planifikojmë të propozojmë ditët e ardhshme një zgjidhje paketë për të gjitha problemet, që do të jetë realiste, shpresëdhënëse dhe në dobi të të dy popujve”, raportohet të ketë deklaruar Kotzias që pritet të nisë një tur në rajon.
s.z
Add new comment