Ekspertët e ekonomisë këshillojnë rritjen e huamarrjes për investime: “Kosova nuk rrezikon sepse ka nivel të ulët borxhi”

Ekspertët e çështjeve ekonomike i bëjnë thirrje institucioneve të Kosovës që të marrin kredi te mekanizmat financiarë ndërkombëtarë. Rritja e nivelit të borxhit për projekte kapitale zhvillimore, sipas tyre, do të ndihmonte zhvillimin ekonomik të vendit. Duke folur për radion “Evropa e Lirë” ata theksojnë se Kosova nuk do të rrezikojë asgjë nëse futet në këto kredi dhe fillon të investojë në projekte kapitale. Borxhi i publik i Kosovës, sipas statistikave të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, kap shifrën 392.8 milionë euro. Kjo normë e borxhit vlerësohet të jetë dukshëm më e ulët se në shtetet tjera të rajonit. Nga ana tjetër, autoritetet në Kosovë, kanë treguar se kanë filluar negociatat me Fondin Monetar Ndërkombëtar për huamarrje për investim në projektet kapitale në Kosovë.
http://www.evropaelire.org/content/article/27056981.html
n.k
Add new comment