Nishani deklaron se shqiptarët janë faktor i ekzistencës së Maqedonisë, mbajnë gjallë shtetin

Postuar në 08 Qershor, 2015 01:26

Presidenti Bujar Nishani ka përsëritur se shqiptarët janë faktor i ekzistencës së Maqedonisë.  Ai ka thënë të ketë lënë shumë pikëpyetje ngjarja e përgjakshme që ndodhi në Kumanovë të Maqedonisë, e cila përfundoi me 20 të vrarë dhe me shkatërrime të pronave të shqiptarëve, por edhe me dëme të tjera. Për të pasur një hetim të besueshëm ka këmbëngulur në përfshirjen e ndërkombëtarëve në të. Gjatë një interviste që i ka dhënë të premten “Kohës Ditore”, kreu i shtetit shqiptar ka thënë të ketë paqartësi në elementet thelbësore të ngjarjes, përfshirë këtu edhe viktimat. Ai nuk beson që e vërteta dhe zanafilla e asaj që ka ndodhur në Kumanovë do të dalë nga hetimi i zhvilluar prej autoriteteve maqedonase. Prandaj vetë ua ka kërkuar ndërkombëtarëve përfshirjen, shkruan sot “Koha Ditore”. Në pjesën e parë të intervistës, presidenti Nishani flet kryesisht për zhvillimet e fundit në Maqedoni dhe për peshën që kanë shqiptarët në mbajtjen gjallë të këtij shteti. Ai ka alarmuar se, në rast se nuk zbatohet plotësisht Marrëveshja e Ohrit, hendeku midis shqiptarëve e maqedonasve do të rritet. Ai ka thënë se Shqipëria e konsideron Maqedoninë si shtet mik, por ka përsëritur disa herë se shqiptarët janë faktor i ekzistencës së Maqedonisë. 

 

l.v

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Nuk me duket fetyre shqiptari ky presidenti i Shqipnise.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.