“Express” ngre pikëpyetje për “Fondin e Punësimit”, premtim i Thaçit e Mustafës

Gazeta “Express” sjell në vemendje një premtim të pambajtur të klasës politike në Kosovë, atë të krijimit të “Fondit të Punësimit”. Gazeta shkruan se si kreu i LDK-së (sot kryeministër), ashtu edhe kreu i PDK-së, (sot zëvëndëskryeministër), e kanë bërë një premtim të tillë në fushatë por që aktualisht nuk po vihet në zbatim.
“Ishte premtimi kryesor që patën në fushatën parazgjedhore edhe Hashim Thaçi por edhe Isa Mustafa. Thaçi madje tha se me krijimin e një “Fondi për Punësim” do të investohet me rreth 500 milionë euro në bujqësi dhe të krijohen mbi 50 mijë vende të reja pune. Ky bum ekonomik u përmend gjatë gjithë fushatës parazgjedhore, e deri më tani ky fond ka mbetur vetëm premtim” shkruan gazeta.
Artikulli i plotë: http://www.gazetaexpress.com/lajme/qeveria-harron-fondin-zhvillimor-e-vendet-e-punes-106141/
n.k
Add new comment