Dzanashvili, i njohur me socialistët dhe demokratët. Edhe pse sot të gjithë flasin për implikime

Postuar në 06 Qershor, 2015 08:32

Stafi i kandidatit Erion Veliaj ka shpërndarë një reagim për shtyp, lidhur me pyetjet dhe akuzat e Partisë Demokratike, që implikojnë biznesmenin Amiran Dzanashvili. “Paniku nga sondazhet nga njëra anë dhe intervista e Dzanashvillit që implikonte drejtpërdrejt Shkëlzen dhe Sali Berishën nga ana tjetër, nuk janë arsye për të baltosur bashkëshorten e kryebashkiakut të ri të Tiranës, Erion Veliaj. E vërteta e thjeshtë se Ajola Xoxa nuk ka pasur asnjëherë klient personin në fjalë, nuk e pengon dot PD-në të shfryjë dëshpërim. Nga viti 2012 deri në vitin 2014 zonja Xoxa ka qenë avokate e asociuar pranë studios ligjore “Tashko Pustina”. Ajo nuk ka patur asnjë klient të vetin dhe asnjë marrëdhënie financiare me asnjë klient. Zonja Xoxa është paguar nga studio “Tashko Pustina” si të gjithë juristët e tjerë të asociuar me këtë studio”, thuhet në deklaratë.

Është krijuar një mjegull edhe për lidhjet e Dzanashvilit me Shkëlzen Berishën. Ja se çfarë ka thënë biznesmeni në intervistën e djeshme në Top-Channel: “Po, unë e kam takuar Zenin në zyrën e tij. Nëse nuk gabohem, ai ka diplomë për juridik, pra është avokat. Kam zhvilluar me të dy takime pa asnjë konsekuencë. Takimet janë zhvilluar në kohën ku babai i tij ishte kryeministër”. Vetë Shkëlzen Berisha reagoi duke postuar këtë deklaratë: “Ne fund te vitit 2012, ne prani te disa investitoreve te tjere, Amiran Dzanashvili ne takimin e pare dhe te fundit me ka kerkuar t'i ofroj konsulence ligjore, te cilen ja kam refuzuar, per shkak te informacionit te pamjaftueshem qe kisha per te si person dhe aktivitetin e tij. Mesa duket, konsulencen e refuzuar dhe "patronazhin" per transaksionet e dyshimta, i hetuari per pastrim parash, e ka gjetur tek Ajola Xoxa (bashkeshortja e Erion Velise), te cilen sic del dhe nga prokura, e ka perdorur si perfaqesuese ligjore per aferat e veta ne Shqiperi”. Disa media kanë rendur të kërkojnë te kjo deklaratë një gënjeshtër, nisur nga fakti se në vitin 2012, kur ka ndodhur takimi, Shkëlzen Berisha nuk ka patur zyrë konsulence ligjore. Pra aludohet se kemi të bëjmë me ndërmjetësim investimesh kundrejt akteve korruptive.  Si të jetë e vërteta? Që Shkëlzen Berisha është një person i përfshirë në shumëçka ka ngjarë në vitet kur i ati ishte kryeministër, kjo nuk ka asnjë pikë dyshimi. Mjafton të kujtojmë këtu shkresën e ish-ministrit të Drejtësisë, Aldo Bumçi, pas shpërthimit në Gërdec, që “i dërgohej për dijeni z. Shkëlzen”, për të kuptuar fare mirë rolin e tij. Por a vlen ky profil për të pranuar menjëherë se kështu është edhe në këtë rast? Dhe a mund të shërbejë dalja si me porosi e emrit të Shkëlzen Berishës si neutralizues i implikimeve që sjell çështja “Dzanashvili” për njerëz të pushtetit të sotshëm? Nisemi nga deklaratat publike.

Si Dzanashvili ashtu edhe Shkëlzen Berisha flasin për takime që lidhen me profesionin e juristit të djalit të ish-kryeministrit. Dzanashvili pohon madje tekstualisht se: “Takimet janë zhvilluar në kohën ku babai i tij ishte kryeministër”, një deklaratë që po të vihet në kontekstin e njohur nga të gjithë, sesi kryhen punët në Shqipëri, na lejon të supozojmë se biznesmeni izraelito-gjeorgjian ka kërkuar një lidhje të shkurtër, me njerëzit që vendosin në Shqipëri. Kuptohet për interesat e veta. Mirëpo deri më sot nuk dokumentohet që Dzanashvili të ketë hyrë në biznes në Shqipëri në vitet e qeverisjes së Sali Berishës. Aktin e parë të pranisë së tij si investitor ai e realizon me ardhjen në pushtet të qeverisë së majtë, drejtuesit e së cilës, Edi Ramën dhe Ilir Metën, siç deklaron i njeh që të dy, ndonëse shton se “nuk ka ndonjë miqësi speciale”. Në reagimin e vet, zyra e Erion Veliajt deklaron se “intervista e Dzanashvillit implikonte drejtpërdrejt Shkëlzen dhe Sali Berishën…”. Implikonte për çfarë? Nuk ka një dokument të vetëm deri më sot që të na provojë një implikim, përveçse na provon fuqinë e Shkëlzen Berishës si operator kryesor dhe i privilegjuar biznesi në Shqipërinë e asaj kohe. Për çfarë e ka fjalën kandidati Veliaj kur flet për implikime? Implikime sjell ose një akt flagrant i paligjshëm, ose fakti se po kryen marrëdhënie pune dhe biznesi me persona me cv të dyshimtë. A është i tillë Dzanashvili? Apo është Shkëlzen Berisha që e implikon atë? Po të lexojmë drejt deklaratën e stafit të Veliajt, nënkuptohet se është Dzanashvili ai që implikon Shkëlzen Berishën, pra është ky person që e bën të sikletshëm takimin. Po a nuk deklaron vetë biznesmeni se i njeh edhe Ramën edhe Metën, edhe Berishën edhe Shkëlzenin? Dhe a nuk është e vërtetë edhe se biznesmeni po hetohet për pastrim parash, hetim që ndoshta ka shtyrë dikë të paraprijë me akuza?

Nuk është hera e parë që politika turbullon opinionin me akuza dhe kundërakuza. Në këtë rast, të gjithë e njohin Dzanashvilin dhe padyshim që të gjithë e dinë se kush është ai dhe kush ka qenë. Fjala është për mjedisin e tij, jo për dëshminë penale. Dhe në çdo rast që të gjithë kanë qenë të qartë se çfarë po bëjnë, në takime direkte, apo përmes studiove ligjore. Ajo që ngre dyshime është nxitimi i biznesmenit për të reaguar  dhe dhënë edhe një intervistë për disa akuza që bëhen për konsum të brendshëm në Shqipëri. Akuza që mbeten pa përgjigje si përherë, përderisa 

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.