A u gabua me kultivimin e sherebelës?

Postuar në 07 Qershor, 2015 03:37

Bimët mjekësore janë ndër produktet e pakta me të cilat eksportuesit tanëkanë qenë të suksesshëm në tregjet e huaja për vite me radhë. Megjithatë, vitin e fundit situata është përkeqësuar, të paktën sa i përket sherebelës. Të dhënat doganore flasin për një rënie të eksportit në tre muaj me 5.4%, ndryshe nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar kur rritja ishte dyshifrore prej 45%. Revista ekonomike “Monitor” analizon shkaqet e rënies së eksporteve, duke evidentuar se një prej shkaqeve mund të jetë kultivimi i kësaj bime.

“Shqetësimi vjen nga sherebela e kultivuar. Eksportuesit theksojnë se prej dy vitesh, cilësia e sherebelës është vënë në rrezik, nga kultivimi i saj. Sipas përpunuesit dhe eksportuesit të bimëve eterovajore, Xhavit Hysenajt, cilësia e sherebelës së kultivuar është dëmtuar nga plehrat kimikë.Eksportuesi në Amerikë i sherebelës së egër, Orges Liperi,thotë se prishja e cilësisë së saj ka dëmtuar pothuajse të gjithë tregun e sherebelës, pasi produkti i kultivuar po përzihet me atë të mbledhur në pyje. Vetë Liperi thotë se vazhdon të eksportojë sherebelën e egër” shkruan “Monitor. 65% e sherebelës që hyn në SHBA është e markës ‘Made in Albania’.

Artikulli i plotë: http://www.monitor.al/kultivimi-gabimi-i-pafalshem-me-sherebelen/

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.