Raporti i Bankës së Shqipërisë: Një në tre monedha del jashtë përdorimit brenda një viti

Një në tre monedha del jashtë përdorimit brenda një viti në riciklimin e parasë në qarkullim që kryen Banka e Shqipërisë. Duke iu referuar raportit të BSH, gazeta “Shqip” shkruan se gjatë vitit 2014, u përpunuan 127 milionë copë kartëmonedha, të cilat u kontrolluan për autenticitet dhe përshtatshmëri për riqarkullim.
“Nga përpunimi, rreth 36,6 milionë copë kartëmonedha (28.8% e totalit të përpunuar) rezultuan të papërshtatshme për përdorim, dhe u tërhoqën nga qarkullimi” shkruhet në artikull. Kostot e shtypjes së kartëmonedhave dhe të prerjes së monedhave amortizohen respektivisht me 2.5 vjet dhe 10 vjet, që nga data e njohjes së tyre. Sasia e kartëmonedhave në qarkullim, në fund të vitit 2014, ishte 130,654,519 copë, me vlerë rreth 222.896 miliardë lekë.
Artikulli i plotë: http://gazeta-shqip.com/lajme/2015/06/07/nje-ne-tre-monedha-nxirret-nga-qarkullimi/
n.k
Add new comment