Erdhën zgjedhjet. Do ketë amnisti për gjobat e bizneseve

Erdhën zgjedhjet, ndaj edhe deti u bë kos. Ndonëse nisi me zulmë të madhe vendosja e disiplinës fiskale, apo e pagimit të borxheve të energjisë, qeveria, pra mazhoranca, po mendon të rishikojë këtë sjellje. Duke kaluar nga kërbaçi te kulaçi. Sot njoftohet se Komisioni i Ekonomisë do të kërkojë që të miratohet ligji, sipas të cilit falen 100% gjobat e bizneseve që nuk kanë deklaruar dhe paguar në afat kontributet për punonjësit. Ministria e Financave dhe ajo e Mirëqënies Sociale, janë nismëtare të draftit, nga i cili pritet të përfitojnë rreth 30 mijë biznese, të cilëve u falen në total 3 miliardë lekë. Në të vërtetë ky është lajm i mirë, pasi sistemi tatimor shqiptar funksionon me logjikën e kurthit ndaj bizneseve, pa mohuar përgjegjësinë e një pjese prej këtyre të fundit. Më herët qeveria shtyu dy herë edhe afatin për shlyerjen e kamatës për energjinë.
s.z
Add new comment