Mësuesi që u arrestua për marrëdhënie seksuale me nxënësen 12 vjeçaren në Divjakë. “Pse u tregove prindërve, do të kisha çuar të abortoje!”

62-vjeçari Demir Hoxha, mësues i shkollës 9-vjeçare në fshatin Kryekuq të Divjakës është arrestuar nga policia pasi akuzohet për marrëdhënie seksuale me një nxënëse 12 vjeçare. Denoncimi është bërë nga familjarët e nxënëses së dhunuar seksualisht me inicialet A.K., eme të cilën 62 vjeçari kryente marrëdhënie rregullisht në ambjentet e shkollës. Policia njoftoi se “U bë ndalimi i shtetasit Demir Hoxha, i datëlindjes 28.03.1953, lindur ne Gramsh dhe banues në fshatin Zharnec, Divjakë, me profesion mësues. Ndalimi i këtij shtetasi u bë për arsye se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë në mënyrë të përsëritur me shtetasen e mitur A.K., duke shfrytëzuar detyrën si mësues kujdestar i saj në shkollën 9-vjeçare, ngjarje kjo e ndodhur në ambientet e kësaj shkolle”, thuhet në njoftimin e policisë. Në ambientet e policisë në Komisariatin e Lushnjës mësohet ka pasur një ballafaqim mes mësuesit të arrestuar dhe nxënëses së abuzuar. Demir Hoxha ka pyetur 12-vjeçaren se përse u ka treguar prindërve duke thënë se në rast se do të kishte mbetur shtatzënë do ta dërgonte në spital për të abortuar. “Pse u tregove prindërve? Nëse do të kishte mbetur shtatzënë do të dërgoja në spital të abortoje”, i është drejtuar 62-vjeçari nxënëses së mitur.
l.m
Add new comment