Krimi dhe politika bashkë në fushatë. Një mashtrim që nuk po e ndal dot as “partneri strategjik”

Postuar në 02 Qershor, 2015 08:59

Vizita e ambasadorit amerikan në KQZ, është padyshim lajmi më i rëndësishëm i këtyre zgjedhjeve, pasi dëshmon problemin më serioz të tyre. Askush në Shqipëri nuk po sheh program, seriozitet në premtime, qasje ndryshe ndaj problemeve, apo edhe integritet në përzgjedhjen e kandidaturave. Rasti më domethënës është Tirana, ku PS-ja ka emëruar një kandidat që premton çdo gjë, pa mbajtur përgjegjësi për ato që thotë, kurse PD-ja ka eksperimentuar me një kandidaturë gjysmë politike, e cila në çdo rast nuk prodhon kosto. Vizita e ambasadorit amerikan shënon një pikë kthese në angazhimin e SHBA-së për pastrimin e politikës, e cila ndonëse dha një premtim para disa muajsh, duket se nuk e ka mbajtur atë. Një lëvizje e hapur që vjen pasi PD-ja tërhoqi kandidatin e vet në Këlcyrë, duke na dhënë të kuptojmë se ka ende të tjerë njerëz të botës së krimit që kanë depërtuar në radhët e kandidaturave. Apeli ndaj KQZ-së kërkon që institucionet të bëjnë atë që politika, kryeministri në radhë të parë, i cili emëron kandidatë, nuk e kanë bërë. Asnjë reagim nuk ka deri më tani nga PS-ja, e cila me ndërhyrjen e SHBA-së e ka të djegur edhe kartën “Ristani”, që me kaq pathos katundaresk e artikulon Taulant Balla. Dhe me këtë rast kryeministrit i digjet edhe karta bajate e “dëshmisë së penalitetit”, të cilin në mënyrën më të paturpshme ua hodhi njerëzve si alibinë e një njeriu të përkorë dhe naiv, që nuk i njeh dredhitë e njerëzve të inkriminuar. Por kjo vizitë i jep një tjetër kontekst edhe qëndrimit dredhues të ambasadores së BE-së në Tiranë, Vlahutin, e cila ndonëse doli me shpatë të madhe dhe tha se më datë 13 do të publikonte emrat e kandidatëve të inkriminuar, më pas ndryshoi qëndrim, duke u tallur me shqiptarët e duke u thënë të kërkojnë në “Google”. Lind natyrshëm pyetja pra pas këtyre veprimeve: kush goditet nga transparenca e kandidatëve? Dhe a po mbron vërtet Vlahutin një palë në këtë proces, duke e kthyer edhe diplomacinë e BE-së në Tiranë, në një linjë me preferenca të caktuara? Ka dyshime të arsyeshme që Po. Para disa ditësh dëgjuam kryeministrin e Shqipërisë të bërtiste se “ne nuk e negociojmë interesin tonë kombëtar”. Në fakt, me heshtjen e vet dhe me paaftësinë për të pastruar radhët, apo për të bërë të paktën transparencë, ky kryeministër po negocion të ardhmen e të gjithë shqiptarëve, ashtu siç ekzekutoi besimin e shumëkujt më 1 prill kur i hodhi dorën në qafë Ilir Metës. Duke pohuar ndër të tjera një gënjeshtër të madhe që del pas dënglave moralizuese që i hidhen opinionit. 

s.z 

Comments

Submitted by Licovuni (not verified) on

<p>Nje shkrim apo koment dashakeqes, qe nuk jep asnje kontribut. Me hamendje do ecim ne apo do flasim me karta ne dore, qe i inkriminuari te mos fshihet asgjakund. Keshtu me tym, vec te inkriminiaurit nuk ikin po hidhete mjegull mbi te tjere njerez pergjegjes, ne vend qe te ndihmohen kokretist ata. Dashakeqesia duket qe te aludimet per kryeministrin, ne vend qe jo te aludohet, por ti thuhet troc se ke po mbron. Nese je i zoti o gazetar apo kaomtues, dil ne shesh te mejdanit!</p>

Submitted by Bard C. (not verified) on

<p>Nje kthese e forte dhe e lavderueshme lexohet ne disa qendrime te Respublicas kohet e fundit, me se shumti te percuara keto nga komentet e s.z. Keni ende mundesine te beheni media mirefilli, megjithese shumicen e rasteve Respublica i ka djegur nderkohe, me Koalicionin e Qelbesirave te shpallur e te reklamuar jo pak ne kete faqe, me Andrea Stefanet qeveritare qe gelojne me komentet mediokre, me refuzimin e vazhdueshem per te kritikuar qeverine, me zellin e denueshem per te goditur opoziten rast e pa rast. Por prape jeni ne kohe, kur i falen mekatet Mero Bazes qe sot shitet si socialist par excellence, juve s ka pse jo</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.