Në gusht Basha i dha leje ndërtimi vetes. Donte të zgjerohej me një kat shtesë, bashkia thotë se lejen e fitoi si qytetar i thjeshtë

Postuar në 03 Qershor, 2015 03:09

Kryetari i bashkisë së Tiranës dhe njëkohësisht kreu i opozitës, Lulzim Basha ka firmosur më datë 1 gusht të vitit të kaluar një leje për familjen e tij, më qëllim ndërtimin e një kati shtesë në pallatin ku ai banon. Gazeta “Shekulli”  I referohet një doklument të bërë public nga kandidati i mazhorancës për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj. Në lejen e firmosur nga vetë Basha thuhet se shtesa do të bëhet në godinën pranë stadiumit “Qemal Stafa”, në rrugën “Skerdilajd Llagami”, zona e parkut të madh. Apartamenti është në zotërim të zonjës Aurela Isufi, bashkëshortes së Bashës dhe të kryetarit aktual të bashkisë të Tiranës, zotit Lulzim Basha. Leja e firmosur më 1 gusht të vitit 2014 shoqërohet edhe me shpjegimet përkatëse për ndërtimin e kësaj shtese. Kështu përcaktohet që afati i ndërtimit të katit të jetë 4 muaj. Kërkohet gjithashtu që të mos bëhen ndërtime përtej asaj që është parashikuar në kontratë dhe përtej legjislacionit në fuqi. Ndërsa edhe pse është parashikuar të ngrihet një kati i ri shtesë, mbi godinën prej 12-katesh, është vendosur kushti që të ruhet i njëjti intensitet ndërtimi, që praktikisht do të thotë se nuk lejohen shtesa në volume. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat bashkia shprehet se leja ka qenë e rregullt dhe transparente, madje ajo nuk mund të zbatohet më pasi ka skaduar me 1 dhjetor të vitit 2014.

l.m

Comments

Submitted by Tironsi (not verified) on

<p>Ene une qytetar i thjeshte jom. Po kerkoj ene une leje per nji kat tek parafabrikatet. Po kam hall se po shkrun noi gjo Berisha per Bashen se ku i gjeti leket, si qytetar i thjeshte qi osht.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.