FederBet këshillon heqjen e ekipeve shqiptare nga skedinat e basteve. Dyshohet se kanë trukuar rezultatet e takimeve në Europa League

FederBet, një shoqatë që bashkëpunon me Parlamentin Europian, këshillon që skuadrat shqiptare të Superligës të hiqen nga skendinat e basteve. Skuadrat që dyshohen se kanë zhvilluar ndeshje me rezultat të përcaktuar janë Laçi, Flamurtari dhe Skënderbeu. Skuadra krubinase ka më tepër se sfida. Dy ndeshje të Europa League dhe miqësorja me Stuttgart gjatë fazës përgatitore në Portugali janë veçuar si të trukuara nga FederBet. Difata e thellë 5 – 0 ngriti dyshime edhe te mediat gjermane. Flamurtari dyshohet për takimin me ekipin gjeorgjian të Bolnisi në kupat e Europës, më saktë ai i kthimit në Vlorë i humbur nga ekipi i shqiptar në pjesën e dytë. Skënderbeu është përfshirë në këtë raport në miqësoren e janarit me belgët e Oostende që e humbi me rezultatin 4 – 0. Në këtë raport nuk përmenden takime të Superligës si të trukuara edhe ato të ndëshkuara nga Komisioni i Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit.
l.m
Add new comment