Vijon “incidenti i Këlcyrës”, kandidati Muhameti i bën karshillëk PD-së dhe vazhdon fushatën

Vazhdon sfida e Këlcyrës, tashmë mes PD-së dhe kandidatit prej të cilit selia blu ka hequr dorë, Gentian Muhameti. Ndërsa kryetari Basha depozitoi në KQZ tërheqjen e kandidatit të PD-së për Bashkinë e Këlcyrës, ky i fundit refuzoi dhe përmes një deklarata për shtyp, theksoi se edhe ai e përshëndet qëndrimin e Ambasades Amerikane, “edhe pse nuk jam dakord me qendrimin e lidershipit të PD”.
“Të dhënat dhe faktet e mia flasin për një kartele penale të pastër, të konfirmuar nga Ministria e Drejtësisë e Republikës së Italisë. Unë i kam qëndruar larg këtij sherri, sepse sherrxhinjve pergjigjen jua kam dhënë brenda partisë, duke depozituar provat dhe dokumentat”, thotë Muhameti. Në vijim, ai ka vazhduar fushatën duke mbledhur militantë në një lokal për të festuar, siç tregon dhe foto.
a.k
Add new comment