Vilë 200 mijë euro e çiftit Erion Veliaj e Ajola Xoxa në Mullet. Zbardhen dokumentat e pronësisë, por jo burimi i parave

Postuar në 02 Qershor, 2015 06:19

Kandidati i mazhorancës për kryetar i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa janë duke ndërtuar një vilë në Mullet që vetëm ngritja kushton 200 mijë euro. Lapsi.al raporton se kontrata është nënshkruar në Tiranë më 16/07/2010 mes Ajola Xoxës, bashkëshortes së Veliajt dhe shoqërisë “Prime Capital” të përfaqësuar nga z.Ilir Bejleri, në rolin e ndërtuesit. Kontrata parashikon ndërtimin e një objekti “Kompleks rezidencial 1 dhe 2 kate” në Mullet, Petrelë. Porositësi i banesës kërkon që ajo të ketë një sipërfaqe banimi prej 200 metra katrorësh, bashkë me parkimin dhe një kopësht individual prej 155.6 metra katrorësh.

Ndërtimi do të kushtojë 200 mijë euro, siç përcaktohet në kontratë. Arredimi nuk përfshihet në këtë shumë dhe nëse lajmet që qarkullojnë në mediat onlinë janë të vërteta, ai pritet të kushtojë pothuajse sa ndërtimi. Kontrata e Porosisë përckaton edhe afatet dhe mënyrat e pagesës.

60 mijë euro do të paguhen në datën e nënshkrimit të kontratës (pra të porosisë). Kjo shumë përbën vetëm 30 % të vlerës. 80 mijë euro, ose 40 % e shumës totale do të paguhet në momentin e përfundimit të karabinasë. 50 mijë euro ose 25 % e vlerës do të paguhet në momentin e kryerjes së rifiniturave. 10 mijë euro, ose 5 % e totalit do të paguhet në momentin e dorëzimit të ambientit, sipas kushteve të kontratës. Për mosrespektimin e afateve përcaktohen edhe sanksione. Në mediat onlinë flitet për një vilë luksoze të çiftit Veliaj – Xoxa, që u kurorëzuan në martesë verën e vitit të shkuar, në një ceremoni madhështore në Kalanë e Gjirokastrës. Edhe për këtë ceremoni ka ende dyshime se u organizua me paratë e TrakuFest. Në aneksin e Kontratës së Porosisë saktësohen edhe specifikimet se si duhet të jetë vila 2 –katëshe. Kërkohet që “të gjitha punimet të jenë të cilësisë së lartë”, me pragje dyersh e dritaresh prej mermeri e element të tjerë.

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.